• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Del “aktor” i ri në skenë. Prokuroria urdhër ndalimi për mikun e Ervin Matës (EMRI)
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Del “aktor” i ri në skenë. Prokuroria urdhër ndalimi për mikun e Ervin Matës (EMRI)

1 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personi që shihni në këtë foto është Ajaks Boshnjaku. Lidhje miqësore e Ervin Matës, partnerit të këngëtares së njohur Elvana Gjata, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit në lokal Monopol në zonën e ish-bllokut me një të vrarë e dy të plagosur. Boshnjaku, një emër i padëgjuar më parë në këtë histori, është personi i radhës për të cilin prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, kanë firmosur urdhër ndalimin, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato. Kërkimet policore për kapjen e mikut të Matës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Ndërsa, vijojnë të jenë ende të paidentifikuar edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në lokalin “Monopol” me pronar Redi Popeskun. Ky i fundit ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ai refuzon të dorëzojë pistoletën e tij që mban me leje, për të cilën prokurorët kanë dyshime të jetë përdorur në krim.atentati ne bllok

I arrestuari Ervis Martinaj po mbahen nen arrest me afat 30 ditor. Duke qenë se kjo kohë që i është lënë në dispozicion prokurorisë për të siguruar prova të reja po skadon, nuk dihet ende sesi do të veprojë institucioni i akuzës, për ta mbajtur në qeli të shumëpërfolurin. Edhe dy të dyshuarit e tjerë, Elion Hato dhe Geldo Hoti, ky i fundit, pjesë e grupit të Ervin Matës, vijojnë të mbahen në qelitë pas dyshimeve për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave. Në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Mata dhe dy miqtë e tij, komando Meviol Bilo e Fabio Allushi. Listës së të dyshuarve i shtohet tashme edhe emri i Ajaks Boshnjakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOSI DORËN NË.../ Sulmuesi brazilian skualifikohet nga ky gjest i çuditshëm (FOTO)
Previous article DËSHTIM I NISJES SË SONDËS RUSE/ Zbulohet arsyeja pse s'funksionoi Soyuz

F.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT