• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ “Çfarë problemi ke që shikon”? Zbardhet dëshmia e Hotit: Mevjolin e shtrinë në tokë, pastaj plasën…
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ “Çfarë problemi ke që shikon”? Zbardhet dëshmia e Hotit: Mevjolin e shtrinë në tokë, pastaj plasën…

4 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Interes për ngjarjen ka edhe dëshmia e njërit prej të arrestuarve, që quhet Geldo Hoti.

Geldo Hoti në gjykatë
Geldo Hoti në gjykatë

Ky i fundit ka qenë në lokal në momentin që ka ndodhur përplasja dhe ka rrëfyer për Prokurorinë dinamikën e ngjarjes. Hoti u arrestua teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Greqi. Kështu, sipas dosjes hetimore, ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14:00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popesku.

 

 

 

atentati ne bllok

Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”, pranë “Karlsbergut”.

Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë.

Rreth orës 18:00 janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dalë jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda, u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për t’u sqaruar.

Atij nuk i kujtohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët: “…mos të lëvizi njeri se do t’ju q**** r***!”.

 

atentati ne bllok

Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrigia për të ikur, por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët “Mos lëviz”. Në këtë moment, njëri nga të pestë personat që janë futur në lokal ka thënë: “Çfarë problemi ke që shikon?”.

Hoti ka thënë në Prokurori se nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të. Personi, i cili mbante armën në dorë, është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin, është konfrontuar fizikisht me të dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Dosja Martianj
Pjesë nga dosja e Prokurorisë

Ai, shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë pasur personat në tavolinë me të, ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZËT E INTERIT DUHET TË JENË KRENARË/ Interi me mbrojtjen më të mirë në Evropë
Previous article PESHËNGRITËSI SHQIPTAR PREMTON/ Do derdh djersë dhe gjak për ti dhënë pikë kualifikuese vendit tim

Isa.Autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT