• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ASTIR/ Studentja “Bella” nga Lushnja futi në kurth Mihasin, kishin 5 ditë të lidhur. Zbardhet MESAZHI i fundit
Home
Breaking News

VRASJA NË ASTIR/ Studentja “Bella” nga Lushnja futi në kurth Mihasin, kishin 5 ditë të lidhur. Zbardhet MESAZHI i fundit

19 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit para pak ditësh në zonën e Astirit në Tiranë.Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin.Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë. Në dosjen e policisë në lidhje me këtë ngjarje thuhet se kjo 20-vjeçare me iniciale B.Sh, studente e arkitekturës në Tiranë e që thirrej nga miqtë “Bella”, kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin.

E reja dhe Mihasi ishin njohur me njëri tjetrin falë rrjeteve sociale para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë. Por pavarësisht faktit se Mihasi nuk ishte këtu, komunikimi mes tij dhe vajzës nga Lushnja ka vijuar përmes aplikacioneve të telefonit. Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vritej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe ‘Bella’ pasi kishte një lidhje virtuale me Mihasin. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej. Ka shumë dyshime se vajza studente, mund të ketë bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij.

Këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit. Kjo pasi Mihasi dhe shoku i tij Armand Dumani janë ekzekutuar pak minuta pasi ‘Bella’ ka zbritur nga “Audi A8” dhe ka dyshime se ajo ka qenë ‘karremi’. Pas ngjarjes së rëndë policia ka marrë në pyetje vajzën dhe kjo e fundit ka treguar se lidhja me Mihasin ka qenë vetëm për pak ditë.“Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe. Ajo kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër. Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë e policisë rrugore. Pasi janë lënë të lirë të shkojnë, Mihasi dhe Dumani, kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai.

Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe mandej ka vijuar të zbresë rrugën nga “Komuna e Parisit”, drejt dy rrathëve tek “Astiri” ku çdo gjë përfundoi në tragjedi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ BE-ja rekomandon përdorimin e pilulës së Merck, ja cilat kategori nuk mund ta marrin
Previous article AKUZAT E BERISHËS PËR 2 DOSJET/ Reagon Basha: I keqardhur sa poshtë ka rënë

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT