Një vrasje me thikë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Mësohet se viktima është Prendush Fushaj 54 vjeç. Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është F.P.. Ky i fundit është në kërkim policor.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.
Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt me heret gjatë ditës së sotme. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.
Informacion Paraprak
Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.
Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje


