Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Një 54-vjeçar është gjetur i vrarë me mjet prerës që mendohet të jetë thikë.
Deri tani raportohet se viktima është Prendush Fushaj nga Shkodra.
Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F.P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Mësohet se mes autorit e viktimës ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armeve të ftohta. Në një moment, F.P. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 54-vjeçarin. Ky i fundit nuk ka rritur ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.


