Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e nje adoleshneti mbrëmjen e sotme:
“Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer”, njoftoi Policia.
Një adoleshent, rreth 14 vjeç, është vrarë me thikë këtë mbrëmje në Mamurras të Lezhës.
Sipas informacione të para, bëhet e ditur se gjatë një sherri, A.Sala. është goditur me thikë. Ai u transportua në spital, por nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar. Emri dhe e mosha e tij ende nuk behen me dije.


