• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA MAKABRE NE FIER/ Detajet e tmerrshme. Gjenden gjurmë gjaku në shtepinë e krimit
Home
Breaking News

VRASJA MAKABRE NE FIER/ Detajet e tmerrshme. Gjenden gjurmë gjaku në shtepinë e krimit

15 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vijim të hetimeve për vrasjen makabre në fier kur shoku vraui me çekik shokun e tij dalin detaje të reja. Eshtë siguruar edhe një provë e re që plotëson panoramën e vrasjes makabre të Kreshnik Beqirajt nga Fieri, i cili dyshohet se është ekzekutuar nga 32 vjeçari Albert Zekaj mesnatën e 22 Qershorit të vitit 2017.

Eshtë mësuar se ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në banesën ku Kreshnik Jaupaj de Albert Zekaj jetonin me qira në periudhën kur u zhduk i ndjeri. Sipas burimeve, nga ekspertimet e kryera me metoda shkencore në vendin e dyshuar të ngjarjes, në banesën në fjalë, janë gjetur gjurmë që dyshohet se janë krijuar në dysheme nga gjaku. Mësohet se ekspertët kanë arritur të marin mostra të gjakut të cilat janë çuar në laboratorin e Policisë Shkencore ku do të kryhet ekzaminimi dhe krahasimi i ADN-së që mund të sigurohet me ADN-në që do të sigurohet nga eshtrat e të ndjerit.

Sipas burimeve, nga hetimet e deritanishme po arrihet të sigurohen prova të një pas njëshme që vërtetojnë skenarin e vrasjes së Beqirajt. Veç rrëfimit të 32-vjeçarit Zekaj i cili pranoi autorësinë dhe tregoi vendin se ku kishte hedhur trupin e shokut të tij, tani është konstatuar se në banesën ku ata kanë jetuar me qira ka gjurmë gjaku.

Kreshnik Jaupaj, 36-vjeçari nga Fieri u zhduk mbrëmjen e 22 Qershorit të vvitit të kaluar. Që prej asaj dite familjarët e tij humbën çdo kontakt me të. Prej dy vitesh ai jetonte në shtëpi me qira në Fier së bashku me shokun e tij nga Kopliku i Shkodrës, 32-vjeçarin Albert Zekaj, me të cilin ishte njohur në Belgjinë në një kamp kthimi. Sipas familjarëve të Kreshnikut, Alberti kishte jetuar në shtëpinë me qira deri në muajin Gusht të vitit 2017 dhe më pas kishte shkuar në Tiranë.

Ndërkohë, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e Kreshnikut, daja i tij ka kryer denoncim duke ngritur dyshimet se mund ta kishin vrarë. Pas kësaj, edhe vëllai i Kreshnikut, Donjet Beqiraj është kthyer nga emigrimi dhe ka nisur të bashkëpunojë me policinë e prokurorinë e Fierit për të siguruar të dhëna me qëllim zbardhjen e të vërtetës së zhdukjes së familjarit të tij.

Pas disa muajsh hetime, organi I akuzës ka siguruar prova dhe informacione të besueshme nga të cilat janë ngritur dyshimet se Albert Zekaj mund ta kishte vrarë shokun e tij, Kreshnikun. Pasi është shoqëruar disa herë si person i dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, herën e fundit, i ndodhur përballë provave, Albert Zekaj ëhstë rrëfyer dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes së Kreshnik Beqirajt.

Ai ka treguar se e kishte vrarë mbrëmjen e 22 qershorit kur ishte kthyer në banesë duke e qëlluar me çekiç në kokë. Më pas, ka treguar se e ka lënë dy ditë të banesë trupin e pajetë të shokut të tij dhe ditën e tretë e ka copëtuar, e ka mbështjellë me batanije, e ka vendosur në një valixhe dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit. Pas marrjes së këtyre informacioneve, policia gjeti eshtrat e të ndjerit pikërisht në vendin e treguar nga Albert Zekaj, i cili ndodhen nën masën e sigurisë arrest në burg pa afat për veprën penale “vrasje me dashje.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Conte tallet me Moratan: Ai ishte zëvendësues edhe në Real e Juventus
Previous article 10 uniformat më të bukura në historinë e Serisë A (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT