Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Hysen Metën, një nga 3 fëmijët e të ndjerit Pëllumb Meta.
Ai akuzohet se ka vrarë babain e tij, pas një plani të menduar me të motrën Hygerta Meta dhe vëllain Amarildo. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”.
Ndërkohë për motrën dhe vëllain, Prokuroria kërkon dënimin me përkatësisht 30 dhe 5 vite burg. Hygerta Meta akuzohet për veprat penale: “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare” dhe “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”. Amarildo Meta akuzohet vetëm për “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, pasi në momentin e kryerjes së krimit, nuk ka qenë në shtëpi.
Sipas prokurorisë, të 3 fëmijët kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024.
Edhe bashkëshortja e viktimës duhet të dënohet me 3 vite burg sipas prokurorisë, pasi edhe pse nuk ka patur lidhje direkt me krimin, ka fshirë provat (gjakun) për të mbrojtur ëmijët.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.


