• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA HORROR/ Zjarrfikës dhe zhytës, kërkime në kanalin ku u gjet trupi i copëtuar i Shefki Kurtit në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA HORROR/ Zjarrfikës dhe zhytës, kërkime në kanalin ku u gjet trupi i copëtuar i Shefki Kurtit në Itali

20 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat italiane vijojnë të shkruajnë dhe të japin detaje në lidhje me ngjarjen horror që po mban peng prej gati një muaji ekspertët më të mirë të hetimit vendas. Sipas të dhënave bëhet me dije se vazhdojnë hetimet për vrasjen mizore të 71-vjeçarit shqiptar në Itali, Shefki Kurti.

Zjarrfikësit dhe zhytësit iu rikthyen punës pasditen e së enjtes së 18 gushtit, pak metra larg shtëpisë ku banonte Kurti, pensionisti shqiptar i Badia Polesine, që u gjet i vrarë dhe i copëtuar.

Ata u zhytën në ujërat e Adigettos, përsëri në kërkim të diçkaje që mund të rezultojë e tmerrshme, tronditëse, shtazarake. Hetimet, edhe pas zbulimit të të gjitha pjesëve të ndryshme të trupit, të paktën kështu mendohej deri në këtë inspektim të ri, nuk u ndalën kurrë. Në banesën e 71-vjeçarit është kryer një kontroll i imtësishëm nga karabinierët.

Paralelisht hetuesit kanë vijuar hetimet. Tani, një ndërhyrje e re, së bashku me zhytësit, në ujërat e Adigetto, në Riviera Miani, në lartësinë e urës përballë të ashtuquajturit rrokaqiell, shumë pranë shtëpisë në rrugën Ghirardini ku banonte 71-vjeçari. Policia dhe hetuesit janë hermetikë rreth asaj se çfarë po kërkojnë saktësisht me këtë kërkim të ri.

Ka mundësi që autopsia të ketë nxjerrë në pah mungesën e pjesëve anatomike, ndoshta të vogla, por të rëndësishme për qëllime hetimore. Apo ndoshta hetuesit po kërkojnë armën e krimit, të cilën autori i vrasjes së tmerrshme mund ta ketë hedhur në kanal. Ose ndonjë objekt tjetër që mund të lidhet me vrasjen dhe zgjidhjen e saj.

Këto janë supozime, sigurisht. Por e sigurt është se është se rrethi po ngushtohet dhe se po grumbullohen një sërë gjetjesh domethënëse, në nivel hetimor. Për të dhënë përgjigjen për një vrasjeje të tmerrshme siç nuk e kishin parë prej disa kohësh, në Polesine.

Jashtëzakonisht shqetësues është dhe një tjetër element tjetër, planifikimi i vrasjes. Dyshimi i fortë është se autori ose autorët donin që viktima të gjendej pas copëtimit të frikshëm.

Përndryshe, vendimi për të hedhur pjesët anatomike në një kanal të thatë, rrjedha e të cilit është e bllokuar nga brava, nuk do të shpjegohej.

Me atë trup të torturuar, dikush donte të lëshonte një paralajmërim të tmerrshëm, që kushdo që do të duhej ta kuptonte, ta kuptonte atë. Megjithatë, duket se edhe hetuesit janë në rrugën e duhur për të kuptuar dhe zgjidhur këtë mister të tmerrshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM RRITJA E ÇMIMEVE/ Por dhe mungesa e fuqisë punëtore mund të ketë ndikim të madh tek buka!
Previous article DY DITË PAS EKZEKUTIMIT MAFIOZ/ Çfarë kanë mundur të gjejnë hetuesit. Pasi morën pamjet filmike në disa biznese dhe shoqëruan 20 persona

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT