Histori të denja për skenar filmi. E fundit është ngjarja tragjike që për protagoniste ka të renë Marjana Cmeta. Pas vrasjes së vjehrrës Lirije Lami, Marjana Cmeta në atë kohë 20 vjeçe, shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin.
Ajo që bie më shumë në sy është edhe roli i vjehhrit në këtë rast. Një bashkëpunëtor i radhës i fshehjes së krimit të nuses duke mos kallëzuar krimin edhe pse ishte në dijeni të tij.
Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Duket se nga analiza e deritanishme, hetuesit ngrenë dyshime të forta rreth rolit të vjehrrit (Agimit), në gjithë këtë histori.
Ai supozohet të jetë një nga njerëzit më të prekur në këtë histori, nga vdekja e papritur dhe e dyshimtë e së shoqes…Por ndërkohë asnjë deklaratë nuk ka dal prej tij.
Veç të tjerash, një nga dilemat më të mëdha të hetuesëve është fakti se nëse Agim Lami nuk do të kishte asgjë për të fshehur në raport me nusen e djalit, atëherë përse nuk e denoncoi me rastin e parë që kishte?
Ishte ai që e mësoi i pari krimin, edhe pse nga hoxha. Ndonëse kështu, ai vendosi ta mbajë të fshehtë.
Megjithatë, pritet të bëhet edhe një ballafaqim i ri provash, faktesh dhe protagonistësh për të arritur në një konkluzion final.
Rrëfimi i Marjanës tek hoxha:
https://www.youtube.com/watch?v=NlEaNcKJVWI
AlpeNews.al





