• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA DHE PRISHJA ME TALO ÇELËN/ Çfarë pritet nga bashkëpunimi i Nuredin Dumanit me drejtësinë
Home
Breaking News

VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA DHE PRISHJA ME TALO ÇELËN/ Çfarë pritet nga bashkëpunimi i Nuredin Dumanit me drejtësinë

27 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Siç ndodh rëndomë në botën e krimit, kur aleatë dhe bashkëpunëtorë kthehen në armiq të betuar, ashtu ka ndodhur dhe me të shumëpërfolurin Nuredin Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë dhe dikur miqve të tij.

Mbi Nuredin Dumanin, i kthyer në shpresën e drejtësisë për zbardhjen e një sërë krimeve dhe arrestimin e kokave të bandave, por edhe personazheve të njohur rëndon dhe akuza e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill 2020.

Ata u ekzekutuan në një pritë, ndërsa po lëviznin me makinën e tyre, në Durrës. Ai që do të zbardhte detajet e vrasjeve do të ishte Klevis Alla, personi që bashkëpunoi në vrasjen e vëllezërve Haxhia, i cili i tradhtua nga mesazhi i tij i mbetur në telefonin e viktimës Besmir Haxhia, ku i shkruante ‘po të pres te Tregu i Makinave në Shënvlash’.

Pas kësaj vrasje, dyshohet se u prish dhe marrëdhënia mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Ky i fundit më pas ekzekutoi Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.
Emisioni i gazetares Klodiana Lala “Në Shënjestër” solli dhe dëshminë e tij dhe detaje nga dosja për Nuredin Dumanin dhe krimet për të cilat akuzohet.

Po kështu Klevis Alla tregoi edhe përse u vranë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Ai tregoi hollësisht ngjarjen dhe se si ishte bashkëpunëtor në vrasje në rolin e ndihmësit sikundër dha njohje edhe me autorët e atentatit ndaj vëllezërve Haxhia, Altin Ndocin, Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën.

I penduari i drejtësisë, Klevis Alla shpjegoi për grupin hetues edhe se si nisi përçarja midis grupit të grabitësve të Rinasit.
“Përveç kësaj marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pas vjedhjes së parave në Rinas ku kishte filluar përçarja e grupit midis Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit dhe Besmir Haxhisë. Përçarja ishte pasi hyri në lojë leku shumë i madh nga vjedhja e Rinasit. Lidhur me vjedhjen e Rinasit Nuredin Dumani më ka thënë që një pjesë të parave të Talo Çelës i kishte lënë të shtëpia e tij.

Për shkak të konflikteve Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci kishin vendosur ta vrisnin Dorian Shkozën. Për këtë Nuredin Dumani më kërkoi që të merrja pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, si shofer dhe për këtë më ofroi 100.000 euro.
Unë nuk pranova dhe pas kësaj Nuredini më kërkoi vetëm që t’i çoja makinën ditën e ngjarjes tek vendi ku do të shkonin autorët që ta merrnin. Unë pranova ta bëj këtë shërbim.”

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kane vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ia kaloi dosjen SPAK.

Ndërkohë Nuredin Dumani akuzohet se ka marrë porosi edhe nga jashtë vendit për vrasje të bujshme në Shqipëri. Pas arrestimit të Dumanit një grup hetuesish belg mbërritën në vendin tonë për të kërkuar informacione në SPAK dhe në Prokurorinë e Elbasanit, ku dyshohet se është përfshirë Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Peqinit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen. Ai mbeti i plagosur dhe u arrestua pas disa orësh në Fier, ndërsa tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbardhur krimet ku është i përfshirë dhe rolet e personazheve të ndryshëm të botës së krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Si është i lidhur rajoni Transdniester në Moldavi me luftën në Ukrainë?
Previous article PUTIN SI HILTERI/ Sëmundja e rëndë që “pushtoi” dy liderët famëkeq, çfarë zbuloi video me Lukashenkon që...

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT