• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA/ Si është i lidhur rajoni Transdniester në Moldavi me luftën në Ukrainë?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Si është i lidhur rajoni Transdniester në Moldavi me luftën në Ukrainë?

27 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Associated Press

Ndër vendet ku ka “konflikte të ngrira” në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, një rrip i gjatë dhe i ngushtë i tokës në Moldavi ka pasur situatën më të qetë në tri dekada. Rajoni Transdniester nuk ka përjetuar luftime që prej përfundimit të luftës separatiste më 1992.

Por, shpërthimet që kanë ndodhur në dy ditët e fundit kanë rritur shqetësimet se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjerohet në këtë rajon. Afër 1,500 trupa ruse veçse janë stacionuar në Transdniester. Një shpërthim i ri i armiqësive do të paraqiste një sfidë të madhe për Moldavinë, që është një prej shteteve më të varfra të Evropës.

Ku gjendet Transdniester?
Rajoni i shkëputur i Transdniesterit shtrihet rreth 400 kilometra në bregun lindor të Lumit Dniester në Moldavi dhe kufirit të këtij shteti me Ukrainën. Shumica e 470,000 banorëve të këtij rajoni të shkëputur flasin rusisht, edhe pse banorët e identifikojnë veten si moldavë, ukrainas apo rusë etnikë.

Lëvizjet për ta bërë gjuhën moldave gjuhë zyrtare në Moldavi më 1989, kur ky shtet ende ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, alarmuan banorët e rajonit Transdniester. Ky rajon shpalli pavarësinë më 1990 dhe më pas shpërthyen trazirat. Luftimet u intensifikuan në mars të vitit 1992 dhe zgjatën deri në armëpushimin e arritur në korrik të atij viti. Më shumë se 700 persona vlerësohet se vdiqën në konflikt.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, një kontingjent i trupave ruse qëndruan në Transdniester si paqeruajtës. Që atëherë, ky rajon ka insistuar se nuk është pjesë e Moldavisë, shtet që ka shpallur pavarësinë më 1991.

Rajoni Transdniester ka ruajtur shumë tradita dhe ikonografi sovjetike, përfshirë edhe përdorimin e simbolit të çelikut dhe draprit në flamurin e tij. Por, në përgjithësi ky rajon ka qenë i qetë dhe disa turistë e kanë vizituar atë.

Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj jave?
Shpërthime kanë ndodhur në selinë e Ministrisë së Sigurimit Shtetëror të rajonit të hënën, më 25 prill. Ndërtesa thuhet se ishte e boshatisur për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse dhe nuk është raportuar për ndonjë viktimë. Zyrtarët thanë se sulmi u krye me granatahedhës.

Mëngjesin e 26 prillit, një seri sulmesh ndodhën ndaj një ndërtesë transmetimi, duke shkatërruar dy antena. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Presidenti i rajonit Transdniester, Vadim Krasnoselsky, ka bërë thirrje që për 15 ditë të vendosen në “nivel të kuq” masat anti-terroriste. Këto masa të sigurisë përfshijnë edhe ngritjen e postblloqeve në hyrje të qyteteve.

A ka Rusia ambicie në këtë rajon?
Rusia nuk e njeh rajonin Transdniester si shtet të pavarur. Moska, megjithatë, njeh pavarësinë e rajoneve të tjera të shkëputura, siç është Osetia Jugore, Abkazia dhe rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk.

Njohja e Osetisë Jugore dhe Abkazisë erdhi pas luftës që Rusia dhe Gjeorgjia zhvilluan më 2008, ndërkaq njohja e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut u bë për të justifikuar pushtimin e Ukrainës nga Moska në fund të shkurtit. Por, shpërthimi eventual i luftimeve në Transdniester mund të ndryshojë llogaritjet politike të Kremlinit; politika shtetërore e sigurisë së Rusisë thotë se ajo ka të drejtë të mbrojë popullatat etnike ruse në mbarë botën.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse, Rustam Minnekayev, deklaroi javën e kaluar se forcat ruse kishin për synim të merrnin kontrollin e plotë të Ukrainës jugore, duke thënë se një lëvizje e tillë do të hapte një korridor tokësor midis Rusisë dhe Transdniesterit.

Arritja e këtij qëllimi ushtarak do të kërkonte beteja të ashpra për ta marrë kontrollin e bregdetit të Ukrainës në Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin-port të Odesës. Trupat ruse veçse janë përballur me rezistencë të fortë të ukrainasve.

Kontingjenti i trupave ruse në Transdniester është i përqendruar në mbrojtjen e municioneve dhe depove dhe është e paqartë gatishmëria e këtij kontingjenti për luftë.

Në Kushtetutën e Moldavisë thuhet se ky shtet është neutral, prandaj Rusia nuk do të mund të thirrej në aspiratat e këtij shteti për t’u anëtarësuar në NATO për të justifikuar një pushtim të Moldavisë, ashtu siç bëri presidenti rus, Vladimir Putin, për rastin e Ukrainës. Por, zgjerimi në Moldavi do t’i jepte Rusisë një prani më të madhe afër Rumanisë, që është anëtare e NATO-s.

REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE NUK KANË TË NDALUR/ Mariupol: 20 mijë civilë të vrarë nga rusët këto dy muaj
Previous article VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA DHE PRISHJA ME TALO ÇELËN/ Çfarë pritet nga bashkëpunimi i Nuredin Dumanit me drejtësinë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT