• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERËVE/ Ku po kërkohen vëllezërit Kusi. Nga gjurmimi i telefonave, sinjali i fundit erdhi nga…
Home
Breaking News

VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERËVE/ Ku po kërkohen vëllezërit Kusi. Nga gjurmimi i telefonave, sinjali i fundit erdhi nga…

10 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se pavarësisht kërkimeve në të gjithë Shqipërinë, nuk është arritur që të zbulohet asnjë gjurmë e tyre. Nga gjurmimi i telefonave të tyre, sinjali i fundit ka ardhur nga rrethinat e Korçës.

 

 

 

Më pas nuk dihet më asgjë rreth vendndodhjes së tyre. Dyshimet paraprake flasin për largimin e tyre drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër, megjithatë destinacioni përfundimtar vazhdon të jetë mister.

Endrit-Celaj-vrasja-26vjecari-Myslym-Shyri

Disa ditë më parë, Policia ushtroi një kontroll në një banesë që ndodhet në kodrat e fshatit Allgjatë, që rezulton në pronësi të xhaxhait të ndjerë të vëllezërve Kusi, ku dyshohej se ata ishin strehuar pas vrasjes. Aty u gjet një armë automatike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, edhe pse nuk rezulton të jetë arma e krimit.

PROVAT PER AUTORESINË

Prova më e fortë e Prokurorisë dhe që rrëzoi alibinë e protagonistëve të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, kanë qenë kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes. Grupi hetimor ka analizuar pamjet e tri kamareve sigurie, që kanë filmuar për afro një orë, nga ora 10:33 deri në orën 11:24, të datës 22 gusht, të gjitha veprimet e dyshimta të autorëve.

Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë identifikimi i vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Ndërsa është rrëzuar përfundimisht alibia e babait të tyre, Bujar Kusi, i cili pretendonte se djemtë e tij ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalzit me dy shoqe.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se Griseldo Kusi është filmuar në orën 10:27:30, kur shfaqet në fillim të rrugës dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit. Diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje.

Gjithashtu, dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë. Ndërsa Alban Kusi, në orën 11:24:16, ndodhet në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me shtetasin Agron H. dhe Albani bën lëvizje dhe gjeste të pakontrolluara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Vdes në grumbullim futbollisti i kombëtares... (FOTO)
Previous article VRASJA ME PLUMB NË ZEMËR E 52-VJEÇARIT/ Aksidenti teksa pastronte armën, çfarë bënë nëna dhe gruaja e tij pas ngjarjes

k.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT