• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E STUDENTES/ Zbardhet dëshmia e frikshme e shqiptarit: Unë i mbaja duart, ai e godiste në kokë me hekur!
Home
Breaking News

VRASJA E STUDENTES/ Zbardhet dëshmia e frikshme e shqiptarit: Unë i mbaja duart, ai e godiste në kokë me hekur!

7 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Media greke ka zbardhur të plotë dëshminë e 19 vjeçarit shqiptar Aleksandër Luca, i cili ka treguar momentet e vrasjes së 21 vjeçares greke Eleni Topaloudi.

I riu tregon se e ka njohur të renë rreth një javë para ngjarjes së rëndë dhe se me të ka shkëmbyer fillimisht llogaritë në rrjetet sociale.

“E njoha Elenin rreth një javë para vrasjes. Më pa në rrugë, më buzëqeshi. Iu afrova dhe shkëmbyem llogaritë e Facebook-ut. Të nesërmen dolëm për një shëtitje në breg të detit, pimë disa birra dhe shkuam në shtëpi.”-shprehet 21 vjeçari.

Aleksandër Luca më tutje tregon për natën e krimit dhe sesi në bashkëpunim me mikun e tij 21 vjeçar ka vrarë të renë greke. 21 vjeçari grek e kërcënoi sipas dëshmisë së shqiptarit Elenin, duke i thënë se nëse nuk kryente seks me të nuk do të dilte nga shtëpia.

“E ftova në shtëpinë e shokut tim  Manolis Koukouras, e kishte takuar një ditë më parë. Kur vajtëm në shtëpi,  Manolis Koukouras e kërcënoi duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të nuk do të dilte nga shtëpia. Ajo refuzoi.  Ne kishim pirë shumë vodka dhe nuk më kujtohet mire skena por mbaj mend se ajo tha që do të na denonconte.   Manolis Koukouras e goditi me një grusht dhe unë i mbajta duart e saj, pastaj  Manolis Koukouras e goditi me një hekur elektrik në kokë. Pastaj u tmerruam.”-tha Aleksandri.

Shqiptari madje tregon dhe momentin kur ata vendosën ta hedhin vajzën në det. Sipas Aleksandrit, rezulton se ai e dinte që ajo ishte gjallë pas goditjes në kokë me hekur, por sërish…

“Eleni ishte gjallë. Doja ta fusja në makinë dhe ta çoja në spital, por Manolis Koukouras e çoi në një pikë të lartë me shkëmbinj dhe tha: “Le ta heqim qafe.” Pastaj shkuam në shtëpi dhe u përpoqëm që të pastronim vendin me leckë. Pastaj u kthyem në të njëjtin vend ku e hodhëm vajzën dhe hodhëm edhe  sendet e saj personale, si dhe hekurin elektrik me të cilin u godit nga Manolis Koukouras.”-pohoi i riu shqiptar.

Kjo ka qenë dhe dëshmia e dhënë e shqiptarit i po ashtu akuzon mikun e tij për vrasjen e të resë, e cila vdiq pikërisht për shkak se u mbyt në det dhe jo për shkak të goditjes në kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THE SUN" PUBLIKON SKANDALIN/ Yjet e ARSENALIT në party me DROGË, ALKOL dhe femra (FOTO)
Previous article "VRASJE E SHUMËFISHTË"/ Ekzekutoi tre SHQIPTARË në Zvicër, del para GJYQIT autori

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT