Mediat greke kanë publikuar të shkuarën kriminale, të shqiptarit i cili u vra në një atentat mafioz në Athinë.
34-vjeçari shqiptar “Aris”, i cili kishte qenë shënjestër e sulmeve vrasëse në të kaluarën, mbeti viktimë e ekzekutimit mafioz brenda një kafeneje në Sepolia nga një person i panjohur, i cili e qëlloi atë me 8 plumba dhe u zhduk. Sipas dëshmitarit okular, autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafene, më pas ai u largua në këmbë, shkruajnë mediat greke.
“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë me një kapele të bardhë. Nuk hyri brenda, ai ishte jashtë derës, pranë tij ishte një çift që pinte kafe dhe pranë atij që u vra ishte shefi i dyqanit dhe pesë persona të tjerë. U kthye dhe iku me vrap, në dy deri në tre minuta policët erdhën sepse ishin në kishën aty pranë. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Viktima ishte rrëzuar dhe shpina ishte plot me gjak. Unë nuk e pashë autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën”, shkruajnë mediat greke.
34 vjeçari lëvizte me jelek anti-plumb, ai që nga ajo kohë e ka ditur, se është një shënjestër e grupeve të armatosura të krimit të organizuar. Një ditë më vonë, më 26 shkurt 2021, ai u zu në pritë nga njerëzit që e qëlluan në një taksi, shpëtoi për mrekulli, shkruajnë mediat greke.
Vrasësi me kapele dhe maskën e qëlloi atë tetë herë, ndërsa zjarri e goditi atë në kokë. Policia po kërkon autorët, sipas burimeve kompetente, midis anëtarëve të bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës./Përktheu gazeta Shqip.





