Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Unazës së re në Tiranë.
“BalkanWeb”, sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një makinë tip “Benz”, me dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportimeve, kjo makinë është përplasur nga prapa nga një kamion. Nga aksidenti në fjalë, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur të gjithë dinamikën e përplasjes.


