Ergys Dashi, 34 vjeçari i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës. Fitimet që Dashi nxirrte nga trafiku i kokainës shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.
Por përveç trafikut të kokainës, Dashi ishte përfshirë edhe në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës së 22 janarit, teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador. Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri. “Vlerësohet se për këtë trafik droge ai përfitonte nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj”, shkruajnë mediat ekuadoriane.
Një operacion masiv i policisë italiane vuri në pranga 32 persona në 18 shtator të vitit 2014 duke goditur një organizatë kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët, midis tyre edhe Ergys Dashi i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.
Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.
Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas. Ata përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj. Akuzat ndaj të arrestuarit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.
Shtatë nga të arrestuarit u akuzuan gjithashtu për krimin të organizuar ndërkombëtar. Hetimet e vitit 2014 të cilat u koordinuan me Drejtorinë e Anti-Mafia së L’Aquilas bënë që ndaj 32 të arrestuarve 12 prej tyre të dënoheshin me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34), raportonte Agjencia e Lajmeve Ansa në atë vit.
Vrasja në Ekuador



