• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARËVE/ Reagon Greqia: Ne jemi vend evropian. Po i hetojmë rastet por…
Home
Sociale

VRASJA E SHQIPTARËVE/ Reagon Greqia: Ne jemi vend evropian. Po i hetojmë rastet por…

5 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë sonë ditën e sotme, që dënoi ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes, duke iu referuar vrasjes së 4 shqiptarëve në Greqi në harkun kohor të dy javëve.

Aleksandros Genimatas, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për këtë çështje, tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

“Greqia është një vend evropian dhe sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente i kanë referuar këto raste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilat tashmë po hetohen, siç thuhet edhe në njoftimin e policisë greke. Ne dënojmë të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilët kushtojnë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë së Jashtme Shqiptare që i lidhin veprat penale me akte të urrejtjes dhe dhunës, nuk korrenspondojnë me realitetin dhe kjo është e papranueshme.

Gjithashtu, në pritje të konkluzionit përfundimtar për vdekjen e shtetasit grek Kostandino Kaçifas nga policia shqiptare, i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme të vendit fqinj që të tregojë përgjegjshmëri dhe kërkohet qetësi e përmbajtje”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Lidhur me deklaratat e Ministrisë sonë për vrasjet e shqiptarëve gjatë ditëve të fundit, ka reaguar edhe Policia Greke.

“Në të gjitha rastet, policia greke ka nisur menjëherë hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe po bashkëpunohet me autoritetet relevante për të zbardhur rastet, identifikuar dhe arrestuar autorët. Duhet të sqarohet se të gjitha rastet përkatëse janë zbardhur”, deklaron Policia Greke.

Ministria e Jashtme Shqiptare shprehu sot ngushëllimet për 18-vjeçarin shqiptar Marios Isak që u vra në Kavala, duke theksuar se: “MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre. MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane.

Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi”.

Gjatë dy javëve të fundit, 4 shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi. Përpara vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak, janë ekzekutuar 63-vjeçari Petrit Zifle, i cili u vra në Korfuz nga një grek, pjesëtar i ‘Agimit të Artë’. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte konflikti mes të dyve në një lokal për ekzekutimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat. Një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Trikallës në rrethana të mistershme, ai dyshohet se është vrarë. Ndërsa viktima e katërt është Altin Mullai, i cili u vra më 22 Nëntor në një shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Janinës. 39-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë po trafikonin 166 kilogramë kanabis në Greqi.

Edhe pse policia greke deklaron në njoftimin e saj se të gjitha këto vrasje janë zbardhur, nuk ka ende një reagim zyrtar për të burgosurin shqiptar që u gjet i pajetë në qelitë e burgjeve greke dhe kjo ngjarje rezulton e pazbardhur publikisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA NË VËSHTIRËSI/ Rrezikon të humbasë sulmuesin uruguajan për një kohë të gjatë
Previous article 2 MIJË SPEKTATORË UROJNË ALBIONËN/ Ja kush është vajza që u surprizua tek "Kënga Magjike" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT