• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHIPTARIT NË ITALI/ Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë nga Napoli për ta ekzekutuar
Home
Breaking News

VRASJA E SHIPTARIT NË ITALI/ Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë nga Napoli për ta ekzekutuar

17 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat italiane publikuan detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Elson Kolaveri, i cili u ekzekutua më 18 gusht 2022 në zonën e Pizas për shkak të larjes së hesapeve. Gazeta “Il Terrano” shkruan se porositësi i krimit është Shkëlzen Keçi i cili dyshohet se ka dashur të marrte hak për vdekjen e vëllait Gent Keçi. Ai ishte plagosur rëndë në vitin 2014 nga Elson Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit, por humbi jetën disa vite më vonë. Kalaveri, nga Thumana, asokohe 27-vjeç, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit.

Sipas medias italiane, porositësi i krimit për hakmarrje në Itali, ka pasur si bashkëpunëtor një 40-vjeçar shqiptar që kishte pasur debate e konflikte me Kalaverin për një borxh droge. Bashkëkombasi ka arritur ta bindë 36-vjeçarin Kalaveri për t’u takuar ku në fakt e priste skuadra e vrasëse për ta ekzekutuar e përbërë nga tre persona napoletanë, vrasës me pagesë, një 26-vjeçar dhe 45-vjeçar që kanë qëlluar me armë, dhe një 30-vjeçar në rolin e ndihmësit.
Më 18 gusht 2022, viktima arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00 ku u takua në një lokal me 40-vjecarin që shërbeu për ta future në kurth. Kalaveri ishte në shoqërinë e një shqiptari tjetër që po drejtonte makinën e cila bllokohet papritur nga një automjet që i doli para dhe menjëherë filloi sulmi.Dy prej vrasësve qëlluan me armë të ndryshme ndërsa drejtuesi i makinës ku ndodhej Kolaveri tentoi të largohej drejt një picerie, por gomat ishin çarë dhe objektivi ishte qëlluar për vdekje. Porositësi i kësaj ngjarje, Shkëlzen Keçi u arrestua në Fushë Krujë dhe pritet të ekstradohet në Itali. Pjesa tjetër e autorëve të atentatit u prangosën në Itali ku hetimet po vazhdojnë. Zëvendësprokurori Giancarlo Dominijanni gjatë paraqitjes së rezultateve të hetimit përmendi dy nënoficerë të cilët ndihmuan zbardhjen e rastit. I pari, togeri Davide Scarso, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare në dhjetor dhe tjetri ishte toger Antonio Cafici i cili doli në pension gjatë hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPJA E 2.3 TONË KOKAINË/ Arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”
Previous article U FUT NË SHQIPËRI/ Autoritetet e Malit të Zi: Si u zbuluan 300 kg kanabis në doganën e Bozhajt

s.autor

Postime të ngjashme

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT