• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E REMZI HOXHËS/ Gazetari rrëfen DETAJE: Ilir Kumbaro është arratisur në Brazil
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E REMZI HOXHËS/ Gazetari rrëfen DETAJE: Ilir Kumbaro është arratisur në Brazil

25 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ilir Kumbaro, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës rezulton të jetë arratisur në Brazil. Gazetari Artan Hoxha tha në studion e ABC përballë koleges Juli Xhokaxhi se informacioni i fundit ishte se ai qe arratisur nga Britania e Madhe në Kinë, por së fundmi është zbuluar se ai ndodhet në Amerikën Latine.

“Ilir Kumbaro në Amerikën latine. Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete. Informacioni i fundit ishte se mund të ishte larguar nga Britania në Kinë. Nga kërkimet që kanë bërë vetë bashkëpunëtorët e vet, ai ndodhet në Brazil. Nuk po punohet ende në Shqipëri. Është një ngjarje që e ka penalizuar Shqipërinë gjithandej. Është një ngjarje që ka emra, ka autor. Prokurori që hetoi çështjen, vdiq në rrethana që nuk i sqaruam dot kurrë. Drejtori i SHIK-ut të Tiranës u rikthye në detyra të rëndësishme dhe shërbeu si drejtor i tatimeve”, u shpreh Artan Hoxha.

Hoxha ndau detaje nga vendosja e emrit të një rruge në Shkup “Remzi Hoxha”. Ai tha se kjo është rruga e tretë që merr emrin e tij, ndërsa familjarët i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare vendosjen e një pllakate përkujtimore në Vain ku dyshohet se është vrarë dhe një rruge në Tiranë ku ai është rrëmbyer.

“Ky ka qenë përvjetori më me pak impakt në Shqipëri. Familjarët e tij janë përpjekur të jenë gjithmonë me prezencë në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë radhë kishin zgjedhur Shkupin. Qyteti i tretë me hapësirë shqiptare, që ka vendosur një rrugë me emrin Remzi Hoxha. Kemi tre rrugë, në Ferizaj, Kaçanik dhe tani edhe në Shkup rrugë me emrin Remzi Hoxha.

 Nipi i Remzi Hoxhës ka marrë emrin e gjyshit të tij. Ata i kërkuan autoriteteve shqiptare të vendoset një pllakatë në Vain dhe Tiranës t’i vendosë emrin një rruge, aty ku është rrëmbyer. Ajo që ka ndodhur me Remzi Hoxhën është provuar që kemi të bëjmë me krim shtetëror. Familjarët nuk e kanë çuar çështjen në gjykatë ndërkombëtare për t’i shkaktuar një dëm shtetit pasi është krim shtetëror. Fakti që është nga ngjarjet e rralla ku nuk është gjetur trupi”, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË KOSOVË/ Vetëm 3 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Previous article NIS PUNA PËR "DEFENDER 2023"/ Peleshi: Shqipëria, gati të shërbejë sërish si vend pritës i stërvitjes më të madhe

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT