Dy muaj pas vrasjes së teknikut të kondicionerit në një vilë në zonën e Myslym Shyrit, policia e Tiranës ka arrestuar Lulëzim Kusin, xhaxhain e dy vëllezërve Kusi, të akuzuar si autorët e ngjarjes. Albano dhe Griseldo Kusi, dy vëllezër, akuzohen se vranë Indrit Celën, i cili punonte në banesën e tyre. Xhaxhai i tyre, Lulëzim Kusi, u arrestua nga Policia, pasi gjatë kontrollit që është ushtruar nga policia në banesën e tij, atij iu gjet një armë zjarri pa leje e llojit kallshnikov. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Kusi rrezikon 15 vite burg për armëmbajtje pa leje.