• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E PRESIDENTIT/ Biden: Sulm shqetësues, akt i neveritshëm. Kemi nevojë…
Home
Nderkombetare

VRASJA E PRESIDENTIT/ Biden: Sulm shqetësues, akt i neveritshëm. Kemi nevojë…

7 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Presidenti Jovenel Moïse u vra nga një grup i armatosur dhe i panjohur në rezidencën e tij private në Pelerin, një lagje e pasur e kryeqytetit të vendit, Port-au-Prince.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt“, thuhej në deklaratë.

Zoti Biden e quajti sulmin “shqetësues”, duke shtuar se “ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion” ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet e vrasjes

Kryeministri i përkohshëm i Haitit e përshkroi sulmin, që ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, si “shumë të koordinuar” dhe të kryer nga një “grup i trajnuar shumë mirë dhe i armatosur rëndë”, të cilët siç tha ai, komunikonin anglisht dhe spanjisht.

Gjatë sulmit u plagos edhe bashkëshortja e zotit Moïse, Martine Moise, u e cila ndodhet në spital për trajtim. Një nga fëmijët e presidentit, i cili ndodhej në shtëpi gjatë incidentit është dërguar në një vend të sigurt.

Kryeministri Jozefi tha se forcat kombëtare të policisë e kanë situatën nën kontroll dhe kanë marrë masa për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes si dhe për të garantuar sigurimë e vendit.

Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që të hetojë vrasjen.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të fillojë një hetim mbi vrasjen dhe që Kombet e Bashkuara të zhvillojnë një takim të Këshillit të Sigurimit lidhur me Haitin sa më shpejt të jetë e mundur“, tha ai nëpërmjet një deklarate dërguar me email “Zërit të Amerikës”.

Kryeministri Jozefi u zotua të vendosë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE! Këto “fakte” tregojnë se njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe
Previous article "EURO 2020"/ E pabesueshme, Damsgard ndëshkon Anglinë nga goditja e dënimit me një SUPER GOL (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT