Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur ai u vra, sipas aktakuzës së prokurorit të rrethit.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatës se ai ishte vrasësi kryesor.
Edhe një femër është e përfshirë tek 4 të pandehurit, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt për të cilën thuhet se u udhëzuar nga një prej të panduheve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij.
Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në këtë vend për disa kohë.
Në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho, që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momeneti që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin.
Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimi, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi thuhej se kishte qarkulluar më makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.
Sipas aktakuzës, Angjelin thuhet se ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22.
Pastaj thuhet se ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður.
Angjelin është i vetmi që ka rrëfyer vrasjen e Armandos. Ai ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të shkurtit. Dy të pandehur janë ndaluar që nga lirimi nga paraburgimi, por njëri po vuan pjesën e mbetur të dënimit për shkak të një dënimi të mëparshëm.


