Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn duke e shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Ish-efektivi i RENEA-s, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku dëgjoi verdiktin. Ndërkohë prokuroria në seancën e 29 qershorit kërkoi dënimin me 25 vite burg.
Ish-polici Arbër Paplekaj mbërriti paraditen e sotme në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie. 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.


