• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PETRIT NDOUT/ Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit, u fshehëm, por…
Home
Breaking News

VRASJA E PETRIT NDOUT/ Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit, u fshehëm, por…

25 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë, humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou, ndërsa për ngjarjen u arrestua në flagrancë 28-vjeçari Andi Vokri.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup Petrit Ndoun, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Në dëshminë e dhënë në komisariat, Andi Vokri ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të çastit që, sipas tij, i ka dalë nga kontrolli. Ai ka pohuar se gjithçka nisi pasi një automjet i kishte zënë rrugën dhe kishte kërkuar të kalonte i pari për të shmangur një aksident, por pala tjetër nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel.

Por ky version kundërshtohet fuqishëm nga familja e viktimës.

Bashkëshortja e viktimës, Gjystina Ndou, në një reagim të gjatë dhe të detajuar, shprehet se Petrit Ndou humbi jetën duke tentuar të shpëtonte tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik.

Sipas saj, rreth orës 00:00, ajo dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga një festë familjare në Bushnesh. Në momentin që mbërritën pranë rrugës ku ndodhi ngjarja, vunë re dy automjete të bllokuara nga një mjet tjetër, që sipas saj ishte i agresorit. Ky i fundit po u bërtiste dhe po godiste automjetet, pasi drejtuesit e tyre nuk mund të hapnin rrugën për t’u zbrapsur.

Gjystina Ndou tregon se Petrit Ndou i njohu personat në automjete, pasi kishin qenë së bashku më herët gjatë mbrëmjes, dhe zbriti nga makina për t’i ndihmuar. Në atë moment, ai pa agresorin duke goditur pasagjeren e njërës makinë, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj, të dy persona të moshuar. Petriti i është drejtuar agresorit me fjalët: “Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?”, duke u përpjekur ta ndalojë dhunën dhe duke mbyllur derën e automjetit për të mbrojtes pasagjeren.

Sipas familjes, agresori ka vijuar me ofendime dhe ka tentuar të vazhdojë dhunën, ndërsa Petrit Ndou ka orientuar dy automjetet e tjera që të zbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë, duke i çuar në një vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes.

Pas këtij momenti, sipas dëshmisë së bashkëshortes, dy persona të tjerë kanë zbritur nga automjeti i Andi Vokrit për t’u konfliktuar me Petrit Ndoun. Gjystina Ndou ka tentuar t’i ndalojë, por agresori ka vazhduar sherrin, duke iu afruar sërish makinës së viktimës, duke i marrë çelësin e automjetit, duke goditur mjetin dhe duke e shtyrë edhe atë vetë.

E frikësuar, Gjystina Ndou i ka kërkuar me lutje bashkëshortit të largohej dhe të fshiheshin, pasi ishin tre persona agresorë dhe ekzistonte frika se mund të ktheheshin me armë apo mjete të forta. Çifti u fsheh për disa minuta dhe njoftuan policinë, si dhe familjarët që ndodheshin pranë.

Më pas, duke menduar se agresorët ishin larguar, Petrit Ndou është kthyer vetëm për të parë automjetin e tij. Pak më vonë, familjarët mbërritën në vendngjarje, ndërsa sipas dëshmisë, autorët e kanë goditur Petrit Ndoun nga pas në kokë, me një çekiç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Papa Leoni XIV: Një paqe e drejtë duket ende e largët
Previous article SHISTE DROGË NË VENDIN E PUNËS/ Bie në pranga 38 vjeçari në Mat

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT