• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PËLLUMB METËS/ Çfarë ndodhi në ambientet e qelisë ku mbahen tre fëmijët e viktimës? Gazetarja zbulon detajet
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E PËLLUMB METËS/ Çfarë ndodhi në ambientet e qelisë ku mbahen tre fëmijët e viktimës? Gazetarja zbulon detajet

2 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, tronditi mbarë opinionin publik, teksa në bankën e të akuzuarave për vrasjen e Pëllumb Metës, janë tre fëmijët e tij.

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat, ka zbuluar në “Top News” detaje të reja nga hetimi i deritanishëm. Ajo u shpreh se dy ditë më parë në ambientet e paraburgimit ku po mbahen dy djemtë dhe vajza e viktimës, një ekip mjekësor ka shkuar për të marrë kampion gjaku, për të parë nëse janë përdorues të lëndëve psikotrope apo lëndëve të tjera.

Po ashtu do të bëhet edhe një takim me psikologë, për të parë nëse ata kanë qenë të ndërgjegjshëm për krimin që kanë kryer. Kujtojmë se të tre fëmijët gjatë momentit kur kanë dalë para trupës gjykuese, të akuzuar për këtë krim të rëndë, kanë qenë të qetë dhe tepër të ftohtë, si dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

“Ishte halla ajo që ka deklaruar se kur Hyseni jetonte në shtëpinë e saj në Holandë, e ka parë duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë. Sipas hallës ky ka qenë dhe shkaku pse zihej me të atin, sepse kërkonte para për të siguruar lëndën narkotike, pasi nuk kishte, sepse ishte i papunë”, tha Bezat.

Ndërkohë ajo u shpreh se edhe vajza e madhe e çiftit Meta ka bërë një deponim në polici, duke mbajtur të njëjtin version me nënën dhe vëllezërit. Edhe ajo ka deklaruar se babai ishte shumë autoritar dhe i dhunshëm.Ndërkohë sipas gazetares, vajza e madhe tashmë ka lënë banesën e të shoqit dhe po jeton në shtëpinë e gjyshes nga nëna, pasi familja e bashkëshortit i kanë kërkuar që të mohojë të ëmën pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se vajza nuk e ka pranuar këtë kërkesë, dhe është larguar drejt banesë së gjyshes, ku po ashtu aktualisht ndodhet edhe mamaja e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E PËLLUMB METËS/ Policia e Durrësit do të kryej dy eksperimente hetimore me vajzën
Previous article NDODH NË FIER/ 20-vjeçari aplikon për pasaportë me të dhëna të rreme! Të resë i vjedhin valixhen

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje Aktualitet

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan

ZBULOHEN 3 PLANTACIONE KANABISI NË BELGJIKË/ Arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge Aktualitet

ZBULOHEN 3 PLANTACIONE KANABISI NË BELGJIKË/ Arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT