• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PASIONIT NË TIRANË/ Flet BABAI i Xhafer Matës: Xhuljetës i thoja: Ti je nusja e kësaj shtëpie dhe… (VIDEO)
Home
Breaking News

VRASJA E PASIONIT NË TIRANË/ Flet BABAI i Xhafer Matës: Xhuljetës i thoja: Ti je nusja e kësaj shtëpie dhe… (VIDEO)

12 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja e Xhafer Matës në Tiranë, i kërkon besë dhe pajtim familjes së 19-vjeçares Xhuljeta Çuni. Duke folur me ABC News, babai i 31-vjeçarit, nuk e përligj krimin e të birit, ndonëse pranon se lidhja e dy të rinjve vazhdonte prej më shumë se 3 vjetësh.

Për herë të parë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e “Don Boskos” ka folur për ABC News babai i të ndjerit, Xhafer Mata, Taip Mata.

Duke qenë se ngjarja është ende e nxehtë ,siç e quan ai, nuk pranon të dalë para kamerave, por tregohet i gatshem për të dhënë intervistë pasi të ketë mbyllur çështjen e gjakut me familjen Çuni.

Taip Mata thotë se një ditë pas krimit të rëndë që shkaktoi i biri, ai  dërgoi negociator tek të familja e vajzës së vrarë Xhuljeta Çuni, duke i shtrirë dorën e pajtimit. Por prej tyre ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Taip Mata: “U shokuam nga ngjarja. Nuk ma merte mendja se mund ta bënte djali im një veprim të tillë. Unë i di mirë kodet e kanunit dhe dërgova te familja e vajzës (Xhuljeta Çuni), them e vajzës se, e konsideroja si vajzën time, një negociator. Familjarët e Xhuljetës në fillim nuk e pritën brenda, por pas pak çastesh ata biseduan. Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje përfundimtare. Unë e porosita negociatorin që t’i thoshte babait ose nënës së vajzës së vrarë: Dy vetë i futëm në dhé, ndaj nuk duam më gjakderdhje. S’di ç’të them tjetër jemi në pritje, ata do të vendosin se si do të shkojë ky muhabet. Por unë jam kategorikisht kundër gjakmarrjes”.

Babai i Xhafer Matës thekson se me të ëmën e vajzës kishte biseduar shumë herë për lidhjen e çiftit, që kishte nisur prej 3 vjetësh dhe ajo ishte në dijeni të gjithçkaje.

Taip Mata: “Unë jam takuar disa herë me të ëmën e Xhulit dhe kemi folur në lidhje me të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam i sigurt që babai i vajzës nuk ka ditur gjë për lidhjen që ka pasur goca e tij me djalin tim. Madje në një moment kur gjërat nuk po shkonin mirë e kam takuar vetë vajzën dhe i kam thënë: Më thuaj nëse do të duhet gjë, dhe nëse të mungon gjë. Ti je nusja e kësaj shtëpie, pasi djali im ka mbi tre vite i lidhur me ty”.

Babai i Xhafer Matës akuzon edhe policinë, që e ka cilësuar Xhulietën si ish-bashkëshorten e Xhaferit në denoncimin që djali i tij kishte bërë në Komisariatin nr. 3.

Taip Mata: “Në denoncimin në polici, djali im kishte thënë që Xhuljeta e kishte ndarë nga ish-bashkëshortja e tij dhe i kishte shkatërruar familjen. Por ata kishin shkruar tjetër për tjetër në komunikatë. Edhe një diçka tjetër. Djali im u ndje i shfrytëzuar dhe i përdorur nga vajza. Kjo mendoj që mund të ketë qenë shkaku i gjendjes së tij të rënduar para se të kryente atë veprim”.

Disa ditë pas krimit të dyfishtë, pranë banesës së Taip Matës qarkullon ende një patrullë e policisë së rendit, e cila kontrollon në mënyrë periodike situatën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DY FYTYRAT"/ Si e "drodhi" përsëri Berisha qëndrimin për Nanon...
Previous article Bosi shqiptar SULMON Fiorentinën e "Big Brother": Kur*ën e sotme mos e lë për... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT