• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e oficerit të RENEA-s, pendohet dëshmitari: Firmosa nën dhunën e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e oficerit të RENEA-s, pendohet dëshmitari: Firmosa nën dhunën e policisë

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Para Gjykatës së Krimeve të Rënda i penduari i dosjes së “Lazaratit”, Elson Kazma ka mohuar dëshminë dhënë gjatë hetimeve paraprake.

Mbi dëshminë e tij, Prokuroria ngriti akuzat për 11 banorë të Lazaratit, që akuzohen për sulmin ndaj policisë në Qershor të 2015, ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s, Ibrahim Basha.

I riu ka sqaruar para togave të zeza se pas ngjarjes, ai është dhunuar në Policinë e Gjirokastrës, ku e detyrua të firmosë një deklaratë që ai nuk e ka dhënë asnjëherë.

E gjithë kjo, sipas Elson Kazmës ka ndodhur në prani të ish-prokurorit të kësaj çështje Anton Martini, i cili u transferua në Shkodër disa javë më parë.

Pas këtij momenti Prokuroria ka lexuar dëshminë që Kazma ka dhënë në hetimin paraprak. Sipas saj, organizator i sulmit ishte Arbjon Aliko, ndërsa armët i gjetën në shtëpitë e braktisura në fshat.

Më pas u organizuan duke qëlluar në drejtim të policisë ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Basha. Leximi i dëshmisë ka shërbyer si moment shkëmbimi batutash mes prokurorit dhe të pandehurve.

Elson Kazma u tha prokurorëve se janë regjisorë të mëdhenj. Ndërsa Arbjon Aliko u shpreh se e kanë bërë si aktori i njohur i filmave aksion Silvester Stalone. Gjykata do të vazhdojë dhe me marrjen në pyetje të të pandehurve të tjerë./Tv Klan/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arabia Saudite/ Belgjika do të emërojë ambasadoren e parë femër në Riad
Previous article Teuta Hoxha: Ja e vërteta e “vdekjes” së Nexhmije Hoxhës

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT