Belgjika do të bëhet vendi i parë që do të dërgojë një ambasador femër në Arabinë Saudite, raportojnë mediat lokale.
Dominique Mineur, ambasadorja aktuale e vendit në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pozitën, raportoi transmetuesi shtetëror i Belgjikës VRT.
Arabia Saudite ka folur shumë për kufizimet që ka tek gratë. Në shtator vendi njoftoi se do të lejojë disa gra të ikin. Qeveria belge ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht emërimin.
Por Ministri i Jashtëm Didier Reynders tha se emërimi i një ambasadorejw femër në Iran – “duhej të ishte bërë”.
“Është dëshmi e mëtejshme e aksioneve të të drejtave të grave në këto vende, por mbi të gjitha vullnetin tonë për të dërguar njerëzit më kompetentë në pozitat që janë gjithnjë e më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare”, tha Reynders.
Zonja Mineur do të fillojë si ambasadore në Riyad verën e ardhshme, thanë mediat belge.
Vendimi i Arabisë Saudite për të çliruar ndalimin e ngarjes së grave është pjesë e përpjekjes së princit të kurorës Mohammed bin Salman për të modernizuar shoqërinë saudite dhe për të rritur ekonominë.
Një diplomate tjetër femër, Véronique Petit, do të bëhet ambasadore e Belgjikës në Teheran, njoftoi gazeta De Tijd.
Më parë këtë vit, presidenti Hassan Rouhani u përball me kritika për emërimin e një kabineti ku të gjithë ishin meshkuj, pas rrahjes së një kandidati konservator në zgjedhje.
Përgatiti: AlpeNews.al


