• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NUSES NGA VJEHRRI/ Kushëriri rrëfen ngjarjen: Ndoci shkoi në shtëpinë time, më tha në telefon se…
Home
Breaking News

VRASJA E NUSES NGA VJEHRRI/ Kushëriri rrëfen ngjarjen: Ndoci shkoi në shtëpinë time, më tha në telefon se…

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet procesi gjyqë- sor ndaj Ndoc Totës, i cili një vit më parë vrau në oborrin e banesës në Laç bashkëshorten e djalit të tij, Vera Totën. Ngjarja tronditëse ndodhi pas rreth një viti zënkash familjare në familjen Tota. Nusja, e cila u bë edhe viktimë e dorës së vjehrrit të saj 76-vjeçar, kërkonte të kishte jetën e saj me bashkëshortin dhe jo të jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën.

ndoc-tota2

Çifti kishte tentuar të jetonte edhe në një banesë tjetër me qira një vit para tragjedisë, por ishin kthyer sërish te shtëpia e prindërve të burrit për t’u shërbyer pasi ishin në moshë të thyer. Aty kanë lindur edhe konfliktet, deri sa një mëngjes maji të vitit të shkuar, Ndoc Tota godet në kokë me shulin e derës nusen e djalit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ai pati deklaruar në Prokurori se me nusen nuk shkonte mirë dhe se debati kishte nisur, pasi ajo nuk i shërbente siç duhet. Në Gjykatë, ditën e djeshme dëshmuan pesë dëshmitarë, mes tyre, bashkëshortja e autorit, Marie Tota dhe kushëriri i tij, Bardhok Tota, i cili e bindi që të dorëzohej në Polici.

DËSHMIA E GRUAS

Gruaja-e-Vrare

“Me djalin tim dhe fëmijët (nipërit) i kemi pasur marrëdhëniet shumë të mira. Me nusen, kur erdhi në fillim ishte mirë, por pasi kaloi ca kohë, nusja kur futej në shtëpi gjithmonë bënte sherr.

Ajo ka qenë edhe për vizitë, ka qenë sëmurë. Unë nuk di çfarë të them për të, por zënka kemi pasur. Një natë para se të ndodhte ngjarja, ajo ka bërë llafe me ne, ndërsa Arbeni ka qenë në punë. Ne ishim të gjithë në një dhomë, nusja së bashku me dy fëmijët, aty bëri llafe me ne.

Pastaj kemi fjetur gjumë dhe kur jam ngritur nuk e kam gjetur burrin aty, nuk di ku kishte shkuar. Shkova te dhoma tjetër për të bërë një kafe dhe më pas dola të shikoj për burrin, kur po dilja për te porta e madhe aty pashë gruan (viktimën) të shtrirë për tokë, kishte gjak në kokë”.

DËSHMIA E TË AFËRMIT

“Në datën 3 maj të vitit 2017, rreth orës 5 e gjysmë më mori në telefon Ndoci dhe më tha se duhet të shkoja të shtë- pia se kishte një problem. U ngrita, u bëra gati dhe shkova se e kam afër, aty te oborri pashë Marien dhe pak më vonë pashë nusen, ajo nuk reagonte fare, i kemi hedhur sipër një çarçaf. E pyeta Marien se ku është Ndoci, më tha që nuk e dinte dhe se ai kishte dalë që herët.

Pas kësaj, kam njoftuar familjarët, njerëzit e fisit dhe vëllezërit e Ndocit që ishin aty afër. Nuk kaloi shumë edhe ka ardhur Policia, pasi u njoftua për ngjarjen. Pasi kishin kaluar disa minuta, më merr në telefon bashkëshortja ime, e cila më tha se Ndoci kishte shkuar te shtëpia ime.

I kam kërkuar të ma kalonte në telefon dhe Ndocit i kam thënë që të mos lëvizte nga shtëpia dhe se duhej të dorëzohej në Polici. Pavarësisht se në telefon i thashë që duhej të dorëzohej, për rreth një orë, nuk i kam thënë njeriu se ai ishte në shtëpinë time deri në momentin që i plotfuqishmi i zonës më tha se atë po e kërkon Policia dhe duhet ta gjenim. Aty i kam treguar situatën dhe e kemi dorëzuar me vullnetin e tij, e kemi çuar vetë me makinë në Polici. Kur e kam pyetur se si ndodhi dhe pse, më ka thënë vetëm se ‘Kështu ndodhi, gabova!’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSI 2018/ Adidas vs Nike, po vjen përballja e dy formacioneve fantastike!
Previous article Barça nuk bën ulje çmimi për Rafinha-n

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT