• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MILOTIT/ Debatet që çuan në krim, familjarët e viktimës nuk pranojnë në varrim të afërmit e nuses
Home
Breaking News

VRASJA E MILOTIT/ Debatet që çuan në krim, familjarët e viktimës nuk pranojnë në varrim të afërmit e nuses

19 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëna e dy fëmijëve, 7 dhe 14 vjeç, Violeta Donaj, në rrëfimin e saj para Policisë për vrasjen e bashkëshortit, thotë se gjithçka ka ardhur nga dhuna dhe vesi i tij për të luajtur kumar.

35-vjeçarja, e pyetur nga Policia se ku e ka gjetur armën, ka deklaruar se e ka marrë atë te makina që burrë e grua përdorin për nevojat e familjes, por pa përcaktuar nëse arma i përkiste vetë viktimës.

Nga ana tjetër, familja e Kujtim Donajt në Mirditë ka hapur dyert e mortit. Gazeta “Panorama” ishte në shtëpinë e familjes Donaj, në qytetin e Rrëshenit, gjatë ceremonisë për përcjelljen për në banesën e fundit të 42-vjeçarit. Kujtim Donaj është përcjellë për në banesën e fundit rreth orës 13:00 të së hënës.viktima

Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa kanë munguar familjaret e gruas, të cilët nuk janë pranuar të jenë në ceremoni nga familja e viktimës. Familjarët e tij nuk pranojnë të flasin për mediat në lidhje me krimin e rëndë, duke e kaluar atë çfarë ka ndodhur në heshtje të plotë. Por, në biseda me të afërm të tyre, mësohet se ajo çfarë kërkon familja Donaj ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre.

Ata ia kanë kërkuar këtë Policisë, por edhe po e kërkojnë privatisht për ta zbuluar se si ka përfunduar pistoleta në duart e 35- vjeçares. Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes çiftit ka pasur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. Nga pyetja e 35-vjeçares së arrestuar, Policia e ka përforcuar idenë se konflikti ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara së çiftit. Gruaja mësohet t’u ketë thënë hetuesve se bashkëshorti i saj konsumonte alkool, ishte i dhunshëm dhe shpenzonte shumë para në bixhoz. Violeta Donaj ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa shumicën e kohës në ambientet e paraburgimit ndodhet në gjendje të tronditur.

Për këtë shkak, ajo do të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Sipas të dhënave, dy ditë para ngjarjes, Violeta Donaj kishte marrë djalin e saj të mitur dhe ishte larguar nga banesa e bashkëshortit, duke shkuar te familja e prindërve të saj. Mbi Violeta Donajn tashmë rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “vrasjen me paramendim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paketa fiskale në qeveri, lehtësirat për biznesit do të miratohen të mërkurën
Previous article DEBATI ME VELIAJN DHE PËRPLASJA ME GARDËN/ Salianji: Ja çfarë ndodhi në komision

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT