• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI ME VELIAJN DHE PËRPLASJA ME GARDËN/ Salianji: Ja çfarë ndodhi në komision
Home
Shqipëri

DEBATI ME VELIAJN DHE PËRPLASJA ME GARDËN/ Salianji: Ja çfarë ndodhi në komision

19 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji sqaron në një prononcim se pse u rreshtua mes demokratëve që kërkuan me ngulm nxjerrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Komisioni i Medias.

Ai ka sqaruar debatin me kryebashkiakun pak para se Flamur Noka të çohej nga vendi e të tentonte ta nxirrte me forcë nga komisioni.

“Nuk është prona jote, je në vendin e gabuar në këtë komision”,- këto janë fjalët që Salianji i ka thënë kryebashkiakut në momentin që i është afruar.

Deputeti i PD shton se reagimi i tij është i ligjshëm dhe gjithçka ndodhi për shkak të asaj që e quan, mbulim të vjedhjes së 205 milion eurove nga qeveria.

“E vërteta e plotë është që Veliaj vjen pa asnjë ftesë, duke mos respektuar Kushtetutën dhe ligjet, dhe tenton t’i imponohet parlamentit dhe ligjit. Reagova në kundërpërgjigje të dhunës më të lartë dhe më të rrezikshme, dhunimit të parlamentarizmit nga një bashkiak i llastuar. Sherri dhe shamata që po bën qeveria është për të mbuluar vjedhjen e 205 milion eurove, ndërsa ne po përballemi për interesin publik dhe për ligjshmëri. Sot në komision nuk ka qenë i ftuar përfaqësuesi i firmës kështu që Veliaj si përfaqësues i interesit të firmës nuk kishte punë ne komision, sot duhej të jepte llogari Ministrja e Kulturës. Përfituesi i 205 milion eurove s’mund të kërkojë mirëkuptim që edhe të vjedhë edhe të uzurpojë parlamentin duke e trajtuar si sallë personale dhe jo si institucion. Gjithësesi i ofrojmë negociatorit “të fortë” që në këmbim të shlyerjes së kostove të daljes nga priza të kabullit të fonisë së mikrofonave, të heqin dorë nga 205 milion eurot e kullave me teatër”,- thotë Salianji.

Deputeti demokrat sqaron ndër të tjera dhe momentin kur konfrontohet më gardistët, të cilët sipas tij po shkelnin ligjin.

“Veprimi ndaj Gardës ishte simbolik, ndërgjegjësues, kë po mbronte Garda aty? Ne jemi deputetë që po kërkonim rikthimin e ligjshmërisë. Garda duhet ta nxirrte jashtë ndërkohë në shkelje të ligjit dilte përballë deputetëve”,- shtoi Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E MILOTIT/ Debatet që çuan në krim, familjarët e viktimës nuk pranojnë në varrim të afërmit e nuses
Previous article Kush janë dy informacionet që nuk duhet t’i bëni publike në Facebook

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT