• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARVIT PËR NJË KARIKUES/ Kushëriri tregon momentet e krimit: E mora me vete për tu sqaruar me…
Home
Breaking News

VRASJA E MARVIT PËR NJË KARIKUES/ Kushëriri tregon momentet e krimit: E mora me vete për tu sqaruar me…

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në procesin ndaj katër të dyshuarve për vrasjen e të riut Marvi Mihali, gjykata e Tiranës dëgjoi dëshmitë e protagonistëve të ngjarjes së rëndë.

Armend Haxhiu shpjegoi përpara trupës gjykuese, se ishte ai që i shiti telefonin të pandehurit Dejvi Birtraj, por nuk i dorëzoj kërkuesin e për këtë arsye pati debate mes tyre. Për tu sqaruar ai tha se kërkoi ndihmën e Marvi Mihalit, i cili u vra krejt pafajësisht, pa patur asnjë lidhje me konfliktet e mëparshme mes grupeve të të rinjve.

“Në 27 korrik i shita një celular Dejvi Bitrajt, duhet ti dorëzoja edhe kërkuesin. Duke qenë me punë në Spille, u ktheva dy ditë më vonë. Ne nuk ishim sqaruar për cështjen, ndaj Dejvi me fyeu dhe u ndjeva i poshtëruar. E lamë të takoheshin dhe unë telefonova Marvin dhe i kërkova të vinte me mua. Në vendin që kishim caktuar erdhi Devis Bitraj. Ishte i nxehur. Kisha vendosur do i jepja lekët për kërkuesin, por u ndjeva nën tension. Më shau nga familja dhe unë e godita me grusht. E kam gjetur veten pastaj tek fundi i rrugës, isha duke u rrahur me çunat, më qëllonin vazhdimisht”, tha dëshmitari. Përmes dëshmisë së tij ai la të nënkuptohej se personat me të cilët ai ishte në konflikt ishin organizuar dhe qëndruan në pritje.

Xhulio Mema nxori detaje të reja në dritë, kur foli për një person sipas tij i veshur me bluzë të bardhë, që i kërcënonte se do ti vriste të gjithë. Ai tha se nga grupi tjetër, dy persona mbanin thika në duar, porse një gjë të tillë nuk e ka deklaruar më herët, pasi i është bërë presion nga oficerët e policisë gjyqësore.

Gjykata dëgjoi edhe rrëfimin e kushëririt të viktimës. Joslin Shota shpjegoi momentin kur u godit për vdekje studenti 22-vjecar. “Marvi nuk ka ditur asgjë se përse do shkojmë, ne arritëm të parët tek vendi I ngjarjes, dhe pritëm aty. Dejvin e pashë më thikë flutur në dorë ai qëlloi Marvin me thikë. Unë kisha ngrirë. lajmërova ambulancën, pastaj kam kapur Marvin që ishte i shtrirë në tokë, pasi ishte goditur me thikë, e kanë qëlluar edhe me shqelma, Marvi është djali I hallës time”, përfundoi ai.

Gynter Jaupi u shpreh se grupi i Bitrajve i kërcënoi të gjithë duke u thënë se “do tju therim të gjithëve”. Ai tha se Marvi Mihali u vra pasi ndërhyri për të ndarë sherrin. Për vrasjen e Marvi Mihalit të pandehur janë marrë katër persona, kushërinjtë Dejvi dhe Eugen Bitraj si dhe vëllezërit Marsel e Kridens Alla, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA EDHE K­ËSHTU/ SUAREZ merr një rol të ri te BARÇA, atë të… BABAIT QORTUES
Previous article NUK DO T'JA DI PËR FUTBOLLIN/ Trajnerin e ZË GJUMI, por pastaj vjen GOLI që e... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT