• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARTINIT/ Babai merret në pyetje: S’dinim gjë për sherrin 4 ditë para ngjarjes, shkolla s’na vuri në dijeni, e mësova në spital
Home
Breaking News

VRASJA E MARTINIT/ Babai merret në pyetje: S’dinim gjë për sherrin 4 ditë para ngjarjes, shkolla s’na vuri në dijeni, e mësova në spital

11 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edhe sot, 23 ditë pas vrasjes së Martin Canit, në shtëpinë e prindërve të tij, nuk ka shkuar ende askush nga familja e autorit të dyshuar dhe as nuk i kanë kontaktuar përmes telefonit, të paktën për t’i kërkuar ndjesë në emër të fëmijës së tyre të mitur apo për t’iu bashkuar dhimbjes së tyre. Në dëshminë e parë para hetuesve, Ëngjëll Cani, babai i 14-vjeçarit të vrarë, u tha oficerëve se nuk kanë pasur asnjë takim me prindërit e autorit të dyshuar, shok shkolle me Martinin e tyre tek “Fan Noli”.

Ëngjëll Cani thotë se shkolla nuk i kishte vënë në dijeni se fëmijët ishin zënë në edhe ditë para ngjarjes tragjike, çka sipas tij mund të kishte parandaluar sherrin që i mori jetën të birit vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor.

Babai i Martin Canit thotë se vetëm ditën e vrasjes shkolla telefonoi gruan e tij teksa ajo ndodhej në punë, por askush nuk u përgjigj më, kur ajo kërkonte të lidhej me stafin për të mësuar më shumë.Vetë ai – thotë se gjithçka kishte ndodhur e mësoi kur mbërriti në spitalin e Traumës dhe mori lajmin e kobshëm se djali i tij ndërroi jetë.

Sot në duar mori çantën me libra të cilën Martini i vogël mbante ditën e ngjarjes. Hetuesit i kthyen të gjitha sendet e sekuestrua nga oficerët e policisë.

Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale. Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur dhe tashmë është dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndihmuar nga shqiptarët që mblodhën mbi 80 mijë euro për kurimin.

Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.

Ngjarja në derë të shkollës ngjalli reagime të shumta për sigurinë e fëmijëve, ndërsa prindërit në disa protesta kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit. Në Shqipëri, qeveria ka nisur konsultimet publike, për të kufizuar ose ndaluar rrjetet sociale kryesisht Tik-Tok dhe SnapChat për të miturit, ndërsa një paketë sigurie me kamera në çdo klasë dhe detektor në hyrje të çdo shkolle për pajisjet metalike, celularë, thika e armë, pritet të implementohet së shpejti në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË NGACMOI GRUAN"/ Publikohet FOTO e 35-vjeçarit që hodhi nga ura shokun
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË POGRADEC/ Përplasen dy mjete, humb jetën një person

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT