• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARTIN ÇEÇOS PËR XHELOZI/ Flet vajza që policia thotë se ishte “molla e sherrit”, ja çfarë tregon Tina Pajollari
Home
Breaking News

VRASJA E MARTIN ÇEÇOS PËR XHELOZI/ Flet vajza që policia thotë se ishte “molla e sherrit”, ja çfarë tregon Tina Pajollari

28 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Martin e Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit pasoi me arrestimin e 3 personave si të dyshuar për këtë ngjarje.

Dhe shkak, siç është thënë dhe nga policia bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet të jetë një vajzë e quajtur Tina Pajollari.

Emisioni Uniko ishte në fshatin Marjan të Korçës, ku dhe jeton vajza së bashku me familjen. Gjatë bisedës me gazetarin Spartak Koka, Tina Pajollari pranon se Martin Çeço i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Ajo thotë se nuk e njihte të ndjerin Martin Çeço dhe se celularin ia ka sekuestruar policia për llogari të hetimeve ku dhe është bërë kqyrja e bisedave me mesazhe.

VIDEO

Por policia ka deklaruar se shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë pikërisht xhelozia për Tinën e njërit prej personave të arrestuar si të dyshuar, Valter Mollajt.

Ky i fundit është nga fshati Marjan, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur.

Vetëm pak metra larg shtëpisë së tij është banesa e familjes së Tinës. Dhe nga hetimet e policisë është thënë se Valter Molla ka qenë në një lidhje me Tina Pajollarin, dhe kur ka parë Martin Çeçon të fliste më të në celular është bërë xheloz.

Mirëpo vetë Tina, por edhe nëna e saj, mohuan për një lidhje me komshiun e tyre Valter Mollaj. Ato pranuan vetëm se Valter Mollaj dhe familja e tij i kanë ndihmuar dhe se Tina punonte në stallën e tyre dhe ndihmonte me lopët.

Gjatë intervistës, adoleshentja degjohet vetem te thote “jo”, “nuk di gje”, “nuk e njihja Martinin”, “nuk kam frike”, “nuk me ka kercenuar njeri” dhe te mohoje cdo perfshirje ne ngjarjen e rende.

Kujtojmë se një javë më parë, babai i të ndjerit Martin Çeço deklaroi se ai dhe djali i tij ishin kërcënuar nga një person në celular sapo Martini mbylli telefonin me Tinën.

Martin Çeço u gjet i vrarë me 16 Qershor. Ai ishte mbytur me litar dhe më pas trupi i tij ishte hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar si të dyshuar 3 persona; Valter Mollaj, djali i xhaxhait Edlir Mollaj dhe bariu i tyre Bleti Angjo. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO NUK DO MË ZGJIDHTE..."/ Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën
Previous article KONTROLLE NGA AJRI ME DRONË/ Zbulohen fidanë me kanabis në një magazinë, pranga të riut në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT