• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MADRIT ULQINAKUT/ Horgito Peqini pranon autorësinë, kërkon lirimin e dy miqve të tij
Home
Breaking News

VRASJA E MADRIT ULQINAKUT/ Horgito Peqini pranon autorësinë, kërkon lirimin e dy miqve të tij

25 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Horgito Peqini, autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan disa ditë më parë, u la në masën arrest me burg këtë të enjte.

Panorama.al mëson se përmes avokatit të tij, Peqini ka pranuar autorësinë e krimit, teksa ka kërkuar që të lirohen dy miqtë e tij, Klaudjan Sallufi dhe Ejden Dino.

Pavarësisht se më herët policia ka raportuar se Horgito Peqini është 18 vjeç, gjatë seancës gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë se ai është i datëlindjes 5 tetor 2004, pra është 17 vjeç. Fakti që është i mitur, mund të ndikojë në zbutjen e dënimit.

SI NDODHI NGJARJA, DËSHMIA E NJË PREJ TË ARRESTUARVE

Madrit Ulqinaku u vra mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan pas një konflikti të çastit me 3 të rinjtë, Ejden Dinon, Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sallufin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Ejden Dino, të rinjtë kanë konsumuar kokainë atë mbrëmje dhe kanë lëvizur të droguar në rrugë. 18-vjeçari dëshmoi në gjykatë se ai kishte një thikë me vete, ndërsa Horgito Peqini një pistoletë.

Ata të tre janë përballur në rrugë me Madrit Ulqinakun, ku fillimisht konflikti nisi “çfarë ke që sheh, pse më bëre pis”. Kjo ka ashpërsuar konfliktin, ku më pas Horgito Peqini nxorri pistoletën dhe qëlloi nga pas 33-vjeçarin Madrid Ulqinakun, duke e lënë të vdekur në vend.

Ejden Dino ishte i pari që u arrestua nga policia një ditë pas ngjarjes ku pas kontrollit, iu gjet një thikë me vete. Ndërsa Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi u prangosën disa ditë më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Babai qan mbi trupin e djalit 11-vjeçar të vrarë nga sulmi në stacionin e trenit në Ukrainë
Previous article TAKON KREUN E PROKURORISË SË POSAÇME/ Yuri Kim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër Aktualitet

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT