Mediat kanë shfaqur imazhin e një babai të ulur pranë trupit të djalit të tij 11-vjeçar, i cili u vra në një sulm ushtarak rus në qytetin ukrainas Chaplyne, i cili ndodhet në rajonin Dnipro të Ukrainës lindore.
Sulmi vdekjeprurës në rajon dje vrau 25 civilë dhe i vuri flakën një treni pasagjerësh, thanë zyrtarët në Kiev.
Ukraina ishte përgatitur për sulme të rënda në mbarë vendin ditën e djeshme kur shënoi shpalljen e saj të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.


