• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E LAND REXHEPIT NË ELBASAN/ ADN-ja e babait tradhtoi Florind Shabanin
Home
Breaking News

VRASJA E LAND REXHEPIT NË ELBASAN/ ADN-ja e babait tradhtoi Florind Shabanin

15 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një analizë ADN-je që i është bërë Ismail Shabanit, babait të Florind Shabanit, ka qenë vendimtare për zbardhjen e vrasjes së Roland Rexhepit, ngjarje kjo e ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Florind Shabani, rezulton të ketë qenë në rolin e ndihmësit në këtë vrasje, ndërsa gjermanët kanë qenë ata që sollën sinjalet e para, që ndihmuan më tej prokurorinë shqiptare, në faktimin me provë shkencore të pjesëmarrjes së Shabanit në këtë vrasje.

Florind Shabani, prej 1 viti ndodhej në Gjermani, por në sistemin TIMS nuk rezultonte të kishte dalë nga Shqipëria.

Ai është arrestuar në Gjermani për tregtim droge dhe në vazhdën e procedurave, policia gjermane ka sjellë në Policinë e Shtetit, një kërkesë për analizimin e ADN-së së këtij persona.

Nga verifikimi i profilit të ADN-së i mbërritur nga Gjermania me profilet e ruajtura në laboratorin shkencor të policisë, rezultoi se i njëjti profil pështyme është gjendur në një maskë dhe bisht cigare, e sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit në ngjarjen e vrasjes së Roland Rexhepit në 29 korrik 2009.

Prokurorët janë njohur me këtë rezultat, por nuk janë nxituar për shkak se kanë kërkuar të verifikojnë plotësisht këtë provë.

Në fillim të muajit shtator 2021, në prokurorinë e Elbasanit është thirrur për t’u marrë në pyetje Ismail Shabani, babai i Florind Shabanit.

Mes dëshmisë së tij në prokurori, Ismaili ka treguar se me djalin e tij ka pasur herë pas herë konflikte dhe dhunë në familje, por tashmë Florindi, ndodhej jashtë shtetit dhe jo në Elbasan.

Ismail Shabani, ka pranuar t’u japi një kampion pështyme hetuesve, ku profile gjenetik i tij do të mund të krahasohej me profilin gjenetik të djalit të mbërritur nga Gjermania.

Pas krahasimeve të kryera në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se profilet gjenetike djalë-baba janë plotësisht të njëjta.

Kjo provë ka qenë vendimtare për grupin e hetimit, të cilët një dy ditë më parë kërkuan caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në mungesë ndaj Florind Shabanit.

Aktualisht Shabani ndodhet në një burg të Gjermanisë, ku menjëherë sapo të përfundojë dënimin në këtë shtet, ai pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim.

Më herët për vrasjen e Roland Rexhepit ose “Doda” janë arrestuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg.

Ndërsa 12 vite nga kjo ngjarje, prokuroria ka mundur të identifikojë dhe Florind Shabanin, si një prej bashkëpunëtorëve në këtë vrasje.

Ky krim i rëndë rezulton të jetë pasojë e përplasjes mes 2 familjeve, Çapja dhe Mema në Elbasan. Dy vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Roland Rexhepit, në 30 dhjetor 2011, u vra edhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.(Ora News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARETH BALE APO ERNEST MUÇI? Sulmuesi shqiptar mahnit botën e futbollit me një sprint të jashtëzakonshëm (VIDEO)
Previous article "SHQIPËRIA TË STREHOJË GRATË AFGANE"/ Janë gazetare, akademike dhe veprimtare të shoqërisë civile

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT