• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRISTIAN KOLËS/ Policia merr dëshmitë e familjarëve. Asnjë gjurmë nga dy autorët
Home
Breaking News

VRASJA E KRISTIAN KOLËS/ Policia merr dëshmitë e familjarëve. Asnjë gjurmë nga dy autorët

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi mafioz i 34-vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, vijon të mbetet pa autor dhe pa motiv. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe nën objektivin e kamerave të bizneseve private.

Pavarësisht kësaj, autorët arritën të largohen me motorin që përdorën për atentatin. Në momentin e vrasjes, viktima ishte ulur në një lokal buzë rrugës, së bashku me një person tjetër.

Autorët e maskuar qëlluan drejt tij, ndërsa i riu tentoi të largohej, por nuk ia doli të shpëtonte. Pas krimit, ekzekutorët u larguan me motorin që i priste pak metra më tej. Policia ka sekuestruar pamjet filmike, ku duket qartë mjeti dhe dy personat e dyshuar, por ende nuk ka ngritur një pistë të qartë hetimi.

Sipas burimeve, Kola nuk ka pasur precedentë penalë. Ai drejtonte një firmë ndërtimi bashkë me të atin, ndërsa kohët e fundit kishin marrë punime në kinemanë e qytetit.

Nuk rezulton të ketë pasur lidhje me grupet kriminale të Shkodrës, por hetuesit po kontrollojnë të gjitha lëvizjet e tij të fundit. Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e para dhe po analizon dhjetëra orë filmime sigurie.

Dyshohet se i riu ishte ndjekur për disa ditë para se të ekzekutohej. Gjithashtu, policia po verifikon kontaktet dhe komunikimet e fundit të tij, për të zbuluar nëse Kola ka qenë në konflikt me ndokënd.

Dëshmitë e familjarëve, sidomos të atit, pritet të jenë kyçe për hetimin. Në fokus janë edhe shokët e viktimës, ndërsa policia dhe prokuroria thonë se duhen ditë të tëra për të analizuar materialet e mbledhura.

Ngjarja ka tronditur sërish qytetin e Shkodrës, vetëm pak ditë pas një tjetër vrasjeje të rëndë, ku një person ekzekutoi kushëririn e tij, duke pretenduar se ishte vetëmbrojtje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KUSHTOI JETË TRASHËGIMISË KULTURORE/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido
Previous article KRIZË E THELLË DEMOGRAFIKE NË GREQI/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT