• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KLODIAN SALIUT/ Arrestohet në Dubai kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj
Home
Uncategorized

VRASJA E KLODIAN SALIUT/ Arrestohet në Dubai kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj

11 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Plaurent Dervishaj, njeriu që është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005, mësohet se është arrestuar në Dubai. Ndalimi i Dervishaj dyshohet se është kryer nga policia e Dubait, pas kërkesës së prokurorisë së Posaçme SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri. Lajmi për arrestimin e Dervishaj ende nuk është bërë publik nga SPAK, por burime policore kanë konfirmuar për “Shqiptarja.com”, se Dervishaj është arrestuar në Dubai.

Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Ndërsa sipas Luftar Recit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reccit. Me arrestimin e Plaurent Dervishaj, tashmë personi i vetëm që vijon të jetë në kërkim është Lulzim Berisha. Lidhur me arrestimin e Dervishaj në Dubai, “Shqiptarja.com”, kërkoi të marrë një njoftim zyrtar nga drejtues Arben Kraja, por ky i fundit refuzoi të përgjigjet.

Kujtojmë se më 8 dhjetorin e javës së kaluar SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

Ndërkohë që dje Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DËNUAR PËR DROGË/ OFL zbarkon në Shkodër, u kërkon burimet e pasurisë dy të fortëve (EMRAT)
Previous article E PAZAKONTË/ Deputeti bën testin e Covid-19 tek Coca-Cola, rezultati del pozitiv (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT