• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN KURTIT/ Tre të akuzuarit MOHOJNË njëri tjetrin: Nuk e njoh dhe…
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN KURTIT/ Tre të akuzuarit MOHOJNË njëri tjetrin: Nuk e njoh dhe…

28 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre të rinjtë, arrestuar si pjesë e grupit që ekzekutuan Jurgen Kurtit më 18 mars në rrugën “Zef Jubani”, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Në një seancë me dyer të mbyllur me kërkesë të prokurorisë për shkak të sekretit hetimor, Gjykata Penale ka caktuar ndaj tyre “arrest me burg” dhe vlerësimin e ligjshëm të arrestimit.

Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, para gjykatës kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e aq më tepër bashkëpunimin mes tyre.

Ndryshe sa kish deklaruar në polici Elsi Levendi duke shpjeguar skemën e vrasjes dhe ndjekjes së Jurgen Kurtit, para togave të zeza ai është shprehur se rrëfimi i tij është i manipuluar dhe ai është dhunuar në qeli.

“S’kam lidhje me vrasjen, deklarimet më janë marrë nën presion me një avokat që nuk e kam zgjedhur unë dhe nuk e njoh. Por unë nuk kam lidhje me vrasjen e nuk i njoh të ndaluarit apo personin në kërkim”, – është shprehur Levendi para gjykatës.

Dy personat e tjerë Qalliaj e Berberi kanë heshtur duke dhënë vetëm gjeneralitetet e tyre.

Por si arriti grupi hetimor tek autorët e vrasjes?

Nga hetimet kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar dy automjete në rrugën “Zef Jubani” një Audi me të cilin ka lëvizur personi në kërkim Klodjan Bane dhe një Mercedez Benz që kanë lëvizur tre të rinjtë.

Fillimisht është ndaluar Levendi i cili rezulton se ka edhe një mesazh telefonik të shkëmbyer me përmbajtjen “më njofto kur të dali ai”, por ai mohon të ketë njohje me personin që ka folur me SMS.

Levendi rezulton se ka qenë në një palestër aty pranë ndërsa në orën 15:00 pasditen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani” ëhtë fiksuar dhe automjeti Audi që dyshohet se ka përdorur Bane.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës për këtë dosje ka nisur dhe hetim për nxjerrje të sekretit hetimor dhe publikimin e emrave të autorëve të përfshirë pasi sipas akuzës publikimi në media bëri që Klodian Banë t’i shpëtojë arrestimit.

Atentati ndaj Kurtit rezulton se është bërë për hakmarrje ndërsa asnjë nga katër të përfshirët në krim nuk rezulton të ketë një konflikt direkt më të, çka ka bindur hetuesit se dikush tjetër është porositësi i vrasjes së kryer përkundrejt 30 mijë eurove.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THAÇI EMËROI 8 ANËTARË TË RINJ/ Partitë në pushtet mbeten në pakicë në KQZ
Previous article SULMI ME 50 TË VRARË/ Zelanda e Re i kërkon Kosovës largimin e pamjeve online

F.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT