• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN KURTIT/ Si u identifikuan vrasësit nga NDRYSHIMI i targave të “Benz-it”
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN KURTIT/ Si u identifikuan vrasësit nga NDRYSHIMI i targave të “Benz-it”

27 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndryshimi i targës së makinës që përdorën për vrasjen e Jurgen Kurtit, ka çuar në identifikimin e autorëve. Mjeti Mercedes Benz me të cilin u larguan 4 atentatorët i përket 38-vjeçarit Klodian Bane, lindur në Patos e banues në Fier.

Për ta përdorur për vrasjen, ai i kishte vendosur targa false, të cilat i ka hequr pak minuta pas krimit dhe ka vendosur targat origjinale, në mënyrë që të humbte gjurmët.

Por momenti i ndërrimit të targave, disa kilometra larg rrugës “Zef Jubani”, ku u krye vrasja, është fiksuar nga disa kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në pamjet filmike, që janë në duart e prokurorëve, shihet qartësisht numri i targës origjinale, çka çoi edhe në identifikimin e pronarit të makinës, e cila u gjet në shtëpinë e njërit nga 3 bashkëpunëtorët e 38-vjeçarit.

Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliu janë në burg, si bashkëpunëtorë të tij. Edhe ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e stadiumit Dinamo, ku banonte Kurti. Elsi Levendi dyshohet se ruante lëvizjet e viktimës Jurgen Kurti dhe në momentin që ai ka dalë nga palestra ka njoftuar personat e tjerë. Atentatorët kanë qëlluar teksa makina ka qenë në lëvizje, në momentin që Kurti po hynte në pallatin ku jetonte.

Të rinjtë e arrestuar, nuk e kanë pranuar krimin. Një prej tyre ka pohuar njohjen me të kërkuarin Bane, por jo bashkëpunimin në vrasje.

Policia thotë se provat janë të pakundështueshme. Por motivet vijojnë të mbeten mister. Hetuesit kanë dyshime se të arrestuarit mund të jenë paguar për të realizuar vrasjen për llogari të dikujt tjetër.

Pistat kryesore të hetimit janë ato të hakmarrjes ose konflikteve të mundshme të viktimës.

Jurgen Kurti u akuzua për vrasjen e Agim Arapit, në Prill të vitit 2017, por familja Arapi ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e tij. Megjithatë, djali i viktimës Dervis Arapi, është shpallur në kërkim policor, pasi kërkohet të japë shpjegime se ku ka qenë në kohën e atentatit ndaj Kurtit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-PORTIERI LEGJENDAR I AJAXIT/ Edin Van Der Sar: Jemi ende në lojë dhe mund të mundim...
Previous article SHISTE KOKAINË ME CILËSI TË LARTË/ Ja si i "gjuante" SHQIPTARI klientët: Nga "WhatsApp" deri tek...

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT