Policia ka arrestuar tre persona ne lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë.
Ndëkrohë që policia njofton se është shpalluar në kërkim një tjeter person.
Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Emrat e te arrestuarve jane. Elsi Levendi ., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– Alesio Berberi. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-Olsi Qalliu., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.


