• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN DUKËS/ U arrestua për moskallëzim krimi, Gjykata liron me detyrim paraqitje shokun e viktimës
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN DUKËS/ U arrestua për moskallëzim krimi, Gjykata liron me detyrim paraqitje shokun e viktimës

17 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Orgest Drazhin, shoku i Jurgen Dukës, i cili u vra 3 ditë më parë në një supermarket në Tiranë. Drazhi u arrestua dy ditë më parë për moskallëzim krimi, ndërsa masa e sigurisë u caktua nga gjykata ditën e djeshme. 36-vjeçari ishte prezent në konfliktin e çastit, që ndodhi mes Jurgen Dukës dhe efektivit të policisë Arbër Sulës për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës (14 dhjetor), në një supermarket në Tiranë në rrugën Irfan Tomini, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, me detyre agjent krimesh me detyrë në Dibër, është shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti nisi për radhën e kryerjes së pagesës në supermarket, ndërsa viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguaj edhe pijet policit Sula. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua”. Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Si ndodhi sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet

Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën ‘Irfan Tomini’ i cili fillimisht tenton t’i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRË ITALI/ Eriksen-Inter gjejnë marrëveshjen, zgjidhet kontrata me konsensus
Previous article NËN HETIM PËR FSHEHJE PASURIE/ SPAK firmos sekuestro për dy prona të Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT