• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN HETIM PËR FSHEHJE PASURIE/ SPAK firmos sekuestro për dy prona të Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës
Home
Aktualitet
Kronikë

NËN HETIM PËR FSHEHJE PASURIE/ SPAK firmos sekuestro për dy prona të Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës

17 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza po hetohet për fshehje pasurie. Mësohet se SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij.

Lala raportoi se Thanza, ish anëtar i gjykatës së Lartë i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Hetimet ndaj tij mësohet se po kryhen nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila, pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuekstrimin e të paktën dy pasurive të tij. Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.

Admir Thanza u rrëzua në vetting, pasi rezultoi se në formularin e dekriminalizimit ai kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali, rekord që u zbulua nga ONM dhe iu vu në dispozicion KPK.

Thanza ishte i pari gjyqtar që u largua nga radhët e sistemit të drejtësisë për shkak se kishte fshehur një rekord kriminal. Më pas ai pati një përballje me drejtësinë, pasi u cilësua fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, dhe u dënua me shërbim prove.

Kjo është përballja e tij e dytë me drejtësinë dhe këtë herë, po hetohet me akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E JURGEN DUKËS/ U arrestua për moskallëzim krimi, Gjykata liron me detyrim paraqitje shokun e viktimës
Previous article QARKULLONTE ME AUTOMJET/ Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Fier (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT