• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JAN PRENGËS/ Rolet e grupit Doçi. Ja 6 personat që kërkohen për rrëmbimin e zhdukjen e 49-vjeçarit (VIDEO+FOTOT)
Home
Breaking News

VRASJA E JAN PRENGËS/ Rolet e grupit Doçi. Ja 6 personat që kërkohen për rrëmbimin e zhdukjen e 49-vjeçarit (VIDEO+FOTOT)

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personat që shihni në këto foto janë pjesëtarë të fisit Docaj dhe të afërm apo lidhje miqësore të tyre, te dyshuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, me 17 janar në Kamzë. News24 ka siguruar fotot e të gjithë pjesëtarëve të grupit kriminal, te cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Nga hetimet rezulton se Gentian Doci është personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, pasi vëllai i pengut zhduku një sasi të madhe kokaine që e nxori nga një port në Britaninë e Madhe. Hetuesit thonë se ai u kërkoi të afërmve të vëzhgonin dhe të merrnin peng Jan Prengën për t’i bërë presion të vëllait t’i kthente drogën.

Nga hetimet rezultoi se Artan Docaj vëllai i Gentianit drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari. Ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit. Ata dyshohet se e torturuan pengun i cili humbi jetën nga torturat.

Të dyshuarit e tjerë rezultojnë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur. Deri më tani për krimin e rëndë janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bexhdili ndërsa u vetëdorëzua Ardian Docaj.

Në seancë gjyqësore Bajram Hajri tha se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe se ndodhej në resort pasi është pronë e familjes. Ai këmbënguli se është viktimë, por nuk e bindi dot gjykatën ta lironte.

Në kërkim është shpallur edhe Altin Hajri pronar i “Golden Resort”, ndërsa gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për Dritan Rexhepin qe ndodhet në burg në Ekuador prej 2014. Referuar dosjes hetimore Rexhepi rezulton se ka telefonuar familjarët e Prengës dhe u ka dhënë garanci që pengu do lirohej nëse kryhej droga. Ai pretendon se u pre në besë nga Gentian Doci dhe për këtë shkak thuhet në dosje i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HUMBUR PREJ DY VITESH.../ Kontakti i fundit me babanë kur i mori 1200 euro borxh. Dëshmitari: Jeton në Angli, do e gjej...
Previous article KORONAVIRUSI/ Masa të shtuara në dogana, mjekë 24 orë. Italianët në portin e Vlorës: Nuk kemi frikë, por...

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT