Një dëshmi e rëndësishme mbërriti në “Pa Gjurmë” gjatë transmetimit live. Një emigrant shqiptar pretendon se ka folur me Leonard Rrezhdën, i cili humbi kontaktet dy vite më parë nga Anglia. Dëshmitari tha se ai jeton në Portsmuth.
”Në Portsmouth jeton ai, ka vite që jeton këtu, punon tek treni dhe e shikoj çdo ditë. Flas me të sa herë e shoh dhe do gjej një numër kontakti që t’jua dërgoj. Është shëndoshë e mirë”-tha dëshmitari.
Sa herë ka humbur kontaktet aq herë është bërë i gjallë. Leonard Rrezhda emigroi drejt Anglisë në vitin 1996, bashkë me shtetasen angleze që njohu në Firence. Ai pati kontaktin e fundit në Messenger, dy vite më parë, kur i kërkoi babait 1200 euro. Xhaxhai tij Filipi, ishte i pari që mësoi mbi marrëdhënien e nipit, me shtetasen angleze dhe më pas nisjen e tij drejt Anglisë, në vitin 1996. Ai rrëfen në “Pa Gjurmë” bisedën që bëri në udhëtimin e fundit me nipin.
”Kemi udhëtuar me nipin drejt Firenzes, aty njihet me një shtetase angleze dhe më tha a do vish dhe ti, por unë u ktheva dhe ai ikën në Angli. Fliste shumë rrallë me familjarët. Leonardi ishte shumë i zgjuar dhe i qetë. Në Itali kishte kontakte të rregullta, kur iku në Angli i shkëputi kontaktet. Ka 4-5 vite që nuk ka folur me familjen. Ka edhe një djalë 16 vjeç. Vjen një shok nga Anglia, Gëzim quhej dhe i dhashë adresën e Leonardit, kur ai iku përsëri më tha që do e kërkonte. Fotoja e fundit e tij u realizua në Angli aty ku edhe humbi gjurmët. As me vëllain e tij në Greqi nuk ka patur kontakte”- tha Filip Rrezhda, xhaxhai i Leonardit.
Ndërsa në një lidhje telefonike, babai i cili ishte i pamundur të ishte në studio tha se Leonardi i kishte treguar që jetonte në Portsmouth.
Me djalin kam folur për herë të fundit para 5 viteve. Para dy vitesh më kërkoi 1200 euro. Ai ishte djali im. Leonardi doli në messenger dhe më tha se jetonte në Portsmuth-tha babai i tij Luci Rrezhda
Sapo mori paratë që i dërgoi i ati Leonardi u zhduk përsëri.