• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E IVANOVIÇ/ Policët e pranojnë: PO, prekëm provat në vendin e ngjarjes, por…
Home
Rajon

VRASJA E IVANOVIÇ/ Policët e pranojnë: PO, prekëm provat në vendin e ngjarjes, por…

13 February, 2018 F.autor Rajon

Një dokument gjyqësor tregon se dy policë në veri të Kosovës pranuan në gjykatë se kanë prekur provat në skenën e krimit ku u qëllua për vdekje politikani serb Oliver Ivanoviç. Dy policët e pranuan se kishin manipuluar provat në skenën e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç, sipas një procesverbali me shkrim të një vendimi të marrë nga Gjykata Themelore në qytetin e Mitrovicës për t’i liruar ata.

Një nga policët, i identifikuar me inicialet Zh.J., deklaroi në gjykatë se ai bëri atë që pretendonte prokuroria “nga padituria dhe mungesa e trajnimit dhe jo me qëllim” dhe se ai pendohej sinqerisht për veprimet e tij, raporton BIRN. Avokatja e policit tjerë, i identifikuar si D. M., i tha gjykatës se klienti i saj e telefonoi ambulancën me celularin e tij duke menduar se Ivanoviçi ishte i sëmurë, por pa e kuptuar se çfarë i kishte ndodhur atij, sipas dokumentit të gjykatës.

Gjatë seancës dëgjimore në Mitrovicë të hënën, prokuroria tha se videot e mbikëqyrjes të analizuara nga hetuesit tregonin Zh.J., duke marrë një gëzhojë plumbi nga vendi i krimit dhe duke e futur atë në xhep.
Sipas prokurorisë, polici i dytë, shtetasi me inicialet D. M., e pa Zh. J. duke e bërë këtë gjë, por nuk reagoi. Prokuroria tha gjithashtu se dy policët lejuan një kalimtar të kalonte në skenën e krimit ku Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje më 16 janar, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Me gjoks jashtë dhe veshje tepër provokuese, 34-vjeçari nuk njihet me ndryshimet e fundit (FOTO)
Previous article Olimpiada: Suela Mëhilli nesër në garë, Erjon Tola më 18 dhe 22 shkurt

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT