• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E IVANOVIÇ/ Pistat e reja që po STUDIOHET ngjarja. Makina e djegur që u gjend i përket …
Home
Rajon

VRASJA E IVANOVIÇ/ Pistat e reja që po STUDIOHET ngjarja. Makina e djegur që u gjend i përket …

20 January, 2018 g.autor Rajon

Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

Po ashtu, kjo makinë, ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.

Këto informacione, Policia e Kosovës, sipas tij, i ka siguruar përmes organizatave ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar ndihmë për hetimet rreth këtij rasti.

Sidoqoftë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo makinë ka lidhje direkte me rastin Ivanoviç, por është një prej pistave të hetimeve.

“Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura, siç janë video-xhirimet si dhe janë marrë deklarata nga disa dëshmitarë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, hetimet në lidhje me rastin Ivanoviç po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues që vepron nën mbikëqyrjen e prokurorit shtetëror.

“Grupi punues hetimor përbëhet prej punonjësve hetues të policisë dhe ekspertë të nivelit qendror dhe lokal. Kur them niveli lokal, mendoj në Drejtorinë e Policisë Rajonale të Veriut dhe të një grupi punues i policëve hetues nga Prishtina. E gjithë puna zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e EULEX-it”, tha Hoti.

Një rol aktiv në procesin hetimor, ka kërkuar edhe Beogradi, përmes organeve shtetërore të Serbisë. Sipas ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë ka kërkuar shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të përfshira në këtë rast, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti.

Por, ka nënvizuar ai, procesi i hetimeve do të zhvillohet nga organet e Kosovës, duke mos lejuar që këtë proces ta zhvillojë një shtet tjetër.

Që të zbardhen dyshimet e mundshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që të ftohet për hetime edhe një palë e tretë, por jo nga Serbia.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”.

Ivanoviç, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Veriore.

Sipas Policisë së Kosovës, mbi Ivanoviçin është qëlluar 6 herë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, me shurdhues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shoferi me BMW me 191 km në orë nuk i bindet policisë, dy patrulla i vihen pas dhe…
Previous article Ja formula magjike për zbardhjen e lëkurës

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT