• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISH POLICIT MALKO/ Arrestohet një 39 vjeçar si i DYSHUAR. Kapet nga KAMERAT e…
Home
Breaking News

VRASJA E ISH POLICIT MALKO/ Arrestohet një 39 vjeçar si i DYSHUAR. Kapet nga KAMERAT e…

15 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 20 ditë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko policia ka arrestuar një person me akuzën e pengimit të hetimeve. I arrestuari është 39-vjeçari me inicialet B.T. nga Tirana. Dëshmia e të arrestuarit pritet që të dërgojë grupin hetimor më afër gjurmëve të autorëve të vrasjes së 26 vjeçarit me një breshëri plumbash në fund të gushtit.

Por kush ishte Santiago Malko, si u vra dhe kush janë të dyshuarit kryesor? Ai rezulton të ketë qenë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë.

Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018 në Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha. Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko u vetëdorëzua në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai u përfshi në veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, teksa më pas u përjashtua nga radhët e policisë së shtetit duke u punësuar në radhët e Inspektoratit të Pyjeve në Tiranë duke marrë pagën pa shkuar asnjë ditë.

Santiago Malkon e ndoqën dy mjete, ai që u gjend i djegur, tip Mercedez dhe një tjetër tip Golf me të cilin janë arratisur autorët. Ndërsa u përplasën me një bordurë teksa largoheshin ku mjeti i djegur kishte çarë gomat. Një burim pranë grupit hetimor të kësaj çështje u shpreh për “Shqiptarja.com” pak ditë më parë se prapa kësaj vrasje qëndron hija e një grupi kriminal në Tiranë, që njihet ndryshe si klani “Duka”.

Hetuesit gjatë kësaj periudhe kanë verifikuar disa indicie nëse vrasja e Malkos lidhej me dy atentate të zhvilluara në Durrës, por në fakt nuk është konstatuar ndonjë lidhje e mundshme mes këtyre ngjarjeve të zhvilluara në Durrës dhe Tiranë. Të vetmet dyshime që tashmë kanë mbetur në tavolin e grupit hetimor janë ato që flasin se eliminimi fizik i Santiagos ose siç thirej shkurt nga shoqëria “San”, bien mbi dy anëtarë të klanit “Duka” në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GATI PROJEKTI PËR AEROPORTIN E VLORËS/ Rama: Nesër prezantimi i punës me mbështetje të huaj
Previous article VUANI NGA KAPSLLËKU? Ja disa mënyra si mund ti shpëtoni

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT